Zgjedhjet vendore, Qeveria gati legalizimet falas përpara majit - Zbardhet Projektakti, lehtësim procedurash e falje kostosh për disa kategori

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë gati procedurat për lehtësimin e legalizimeve për disa kategori të popullsisë brenda katër muajve të parë të këtij viti, ose më saktësisht, rreth një muaj përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Projektvendimi është publikuar në Programin e Përgjithshëm analitik të Projektakteve për vitin 2023 të sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave. Propozuesit e projektaktit janë Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në funksion të përmirësimit të punës dhe ecurisë së veprimtarisë së ASHK dhe detyrimeve që burojnë nga ligji nr. 20/2020.
Titulli i Projekvendimit është “Për rregullat e hollësishme për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së legalizuar, pagesën, çmimin favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe përqindjet për zbritjet dhe përdorimit të bonove të privatizimit”, ndërkohë që në program përcaktohet se ai duhet të jetë gati brenda katërmujorit të parë të vitit.
Në rubrikën “Çështjet kryesore që parashikon të rregullojë projektakti” sqarohet se ato janë përcaktimi i rregullave, pagesës, çmimit favorizues, kategorisë së subjekteve që përfitojnë falje në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet legalizimit.
Dokumenti sqaron se Projektakti Përputhet me programin politik të qeverisë 2021-2025 dhe konkretisht me kreun “Siguria e pronës” (faqe 47-48) dhe se Miratimi i tij është në funksion të zbatimit të Strategjisë ndërsektoriale “Reforma në fushën e të drejtave të pronësisë në vitin 2012-2020(kapitulli II).
Në fakt Ligji aktual për legalziimet e ndërtimeve informale ofron një seri lehtësish për disa shtresa të popullsisë, ndërkohë që duket se këtë vit Qeveria ka ndër mend të shtojë listën e përfituesve prej tyre.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Si e mbyllën vitin valutat? - Euro ka prekur “fundin”. Dollari amerikan “tërhoqi” fitimet në Dhjetor
Përgjatë vitit që lamë pas, 2022-shit, një vëmendje të veçantë në diskutimet ekonomike mori edhe tregu i kursit të këmbimit. Ky treg ka rezultuar të jetë i......

Shqipëria jep statusin e investitorit për investim mbi 100 mijë dollarë - Hyn në fuqi Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Financave
Të huajve që duan të qëndrojnë në Shqipëri do t’u njihet statusi i investitorit nëse ata investojnë mbi 100 mijë dollarë në një aktivitet ekonomik në vendin......

Bashkitë hapin “thesin” për investime para zgjedhjeve - Zgjodhën fundin e 2022. Mbi 20 prej tyre, tendera për asfaltim e rikonstruksion
5 muaj para zgjedhjeve vendore disa prej bashkive në vend kanë hapur tenderat për investimet në komunitet. Shtrim-asfaltim i rrugeve, rikonstruksion i......

Gjoba të reja e të “kripura” për bizneset - Në fuqi nga 1 Janari, sa do të jetë “dënimi” për çdo shkelje
Nga 1 Janari dhe në vazhdim, bizneset që kryejnë shkelje, do të përballen me gjoba më të kripura nga administrata tatimore. Ndryshimet në ligjin për......

Eksperti i HR: 'Punësimi i qetë' do të dominojë në vitin 2023, duhet të përgatiteni për të!
Një vit i ri është këtu, dhe bashkë me të, një fenomen i ri i punësimit për të cilin duhet të përgatiten shefat dhe punonjësit: ‘punësim të qetë’. Punësimi i......

Italia vuan mungesën e fuqisë punëtore - Situata e krijuar i kushton vendit 15 miliardë dollarë
Rënia e fuqisë punëtore tashmë është kthyer në një fenomen kronik në Itali, kostoja e të cilit – për shkak të dinamikave të tregut të punës – po i kushton......

Rënie e papritur e inflacionit në Francë - Një nga arsyet, ulja e çmimeve të gazit dhe energjisë në Europë
Inflacioni në Francë ka rënë në mënyrë të papritur nën nivelin e 7% në muajin dhjetor, pasi shënoi rekorde historike në nëntor. Ky është sinjali më i fundit se......

Dëshironi të mbani një zemër dhe tru të shëndetshëm? - Kardiologët ndajnë 4 ushqimet më të këqija për kolesterolin e lartë!
Dëshironi të mbani një zemër dhe tru të shëndetshëm? Mbani një sy vigjilent në numrat tuaj të kolesterolit. Kolesteroli LDL (lipoproteina me densitet të ulët)......