Bashkitë hapin “thesin” për investime para zgjedhjeve - Zgjodhën fundin e 2022. Mbi 20 prej tyre, tendera për asfaltim e rikonstruksion

5 muaj para zgjedhjeve vendore disa prej bashkive në vend kanë hapur tenderat për investimet në komunitet. Shtrim-asfaltim i rrugeve, rikonstruksion i ndërtesave apo objekteve arsimore e kulturore janë disa nga tenderat e publikuar në faqen zyrtare të prokurimeve publike. Rreth 20 bashki kanë hapur tenderat në muajin dhjetor por dhe janar për investimin në mbi 75 nyje rrugore por dhe rikonstruksione të objekteve të ndryshme të domosdoshme për qytetarët.
Kryeqyteti ka tërhequr më shumë investimet mbi tendera ku veç në fund të 2022 por dhe fillim 2023 do të investohen në shtrim asflatim për nyje apo blloqe të ndryshme rrugësh, ndërtim urash në periferi për fshatrat. Gjithashtu ndërtimi dhe rikonstruksioni i shkollave dhe kopshteve janë disa prej tyre.
Të tjera bashki që kanë përzgjedhur t’u përmirësojnë disa nga kushtet qytetarëve në komunitet përpara zgjedhjeve vendore janë Kruja, Lezha, Saranda, Konispoli, Maliqi, Elbasani, Tropoja, Librazhdi, Cërriku etj. Shtrim asfaltim i rrugëve, rindërtim, rikonstruksion, shtrim me beton, rikualifikim i rrugëve janë tenderat e publikuar.
Por bashkitë zgjodhën të investojnë në fund të vitit për këtë pjesë, 5 muaj para zgjedhjeve. Nëse i referohemi të dhenave zyrtare të pasqyruara në raportin e financave vendore per 6 mujorin e parë të vitit, ajo që vihet re është se nga i gjithë fondi i shpenzuar, janë sakrifikuar punët publike, për të cilat është përdorur vetëm 17 për qind e totalit. Bashkitë përdorën rreth 83% të fondeve në dispozicion për mbulimin
e shpenzimeve korrente dhe rreth 17% të tyre për mbulimin e shpenzimeve kapitale.
Shpenzimet kapitale ose investimet, përbëjnë një zë të rëndësishëm të buxheteve vendore dhe një parakusht për zhvillim ekonomik dhe social afatgjatë. Në fund të gjashtëmujorit të pare të vitit 2022, shpenzimet kapitale të financuara me fonde të kushtëzuara shënuan një nivel prej rreth 1.3 miliardë lekë nga rreth 3.7 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Gjoba të reja e të “kripura” për bizneset - Në fuqi nga 1 Janari, sa do të jetë “dënimi” për çdo shkelje
Nga 1 Janari dhe në vazhdim, bizneset që kryejnë shkelje, do të përballen me gjoba më të kripura nga administrata tatimore. Ndryshimet në ligjin për......

Eksperti i HR: 'Punësimi i qetë' do të dominojë në vitin 2023, duhet të përgatiteni për të!
Një vit i ri është këtu, dhe bashkë me të, një fenomen i ri i punësimit për të cilin duhet të përgatiten shefat dhe punonjësit: ‘punësim të qetë’. Punësimi i......

Italia vuan mungesën e fuqisë punëtore - Situata e krijuar i kushton vendit 15 miliardë dollarë
Rënia e fuqisë punëtore tashmë është kthyer në një fenomen kronik në Itali, kostoja e të cilit – për shkak të dinamikave të tregut të punës – po i kushton......

Rënie e papritur e inflacionit në Francë - Një nga arsyet, ulja e çmimeve të gazit dhe energjisë në Europë
Inflacioni në Francë ka rënë në mënyrë të papritur nën nivelin e 7% në muajin dhjetor, pasi shënoi rekorde historike në nëntor. Ky është sinjali më i fundit se......

Dëshironi të mbani një zemër dhe tru të shëndetshëm? - Kardiologët ndajnë 4 ushqimet më të këqija për kolesterolin e lartë!
Dëshironi të mbani një zemër dhe tru të shëndetshëm? Mbani një sy vigjilent në numrat tuaj të kolesterolit. Kolesteroli LDL (lipoproteina me densitet të ulët)......

“Normat e interesit do të mbesin të larta” - Masat e marra nga FED për luftën ndaj inflacionit dhe për zhvillimin ekonomik
Zyrtarët e Rezervës Federale janë të vendosur në luftën e tyre kundër inflacionit dhe presin që normat e larta të interesit të mbeten në fuqi, deri në momentin......

Janari i ngrohtë “mbron” rezervat e gazit - Temperaturat e larta largojnë rrezikun për krizë energjetike
Europa po përballet me janarin më të ngrohtë prej dekadash, duke larguar rreziqet e krizës energjetike. Lajmi konfirmohet nga një analizë e Bloomberg, sipas së......

Apple humb një trilion dollarë në vit - Një nga problemet kryesore ai i dorëzimeve në Krishtlindje
Apple ka humbur më shumë se 3% të vlerës së aksioneve në Wall Street, me kompaninë e Cupertino që përfaqëson një kapitalizim të tregut më të ulët se 2 trilionë......