60 fermerë në ditë u “joshën” nga fondet në bujqësi - Rekord/ Mbi 21 mijë të formalizuar gjatë vitit të kaluar

Rritja e fondeve të vëna në dispozicion për subvencione në bujqësi është pasuar me interes të shtuar nga ana e fermerëve, të cilët kusht kryesor për përfitim, kanë pasur formalizimin e tyre.
Referuar statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të përpunuara nga SCAN TV, përgjatë vitit 2022 janë pajisur me nipt 21.397 fermerë, duke e çuar në total numrin e fermerëve aktiv apo të formalizuar në 84.383. Nëse do ta përkthenim ndryshe, rezulton se janë 1783 fermere të regjistruar në një muaj apo rreth 60 në ditë.
Qarqet që kanë pasur fluksin më të lartë të pajisjes me nipt janë Fieri, Korça, Elbasani, Berati dhe Vlora, ndërsa ma pak fermerë të regjistruar rezultojnë në Lezhë dhe në Sarandë. Numri i fermerëve të pajisur me nipt është rritur vit pas viti, dhe po ta krahasojmë me 2018-ën, regjistrohen mbi 45 mijë fermerë të formalizuar në një periudhë 4 vjecare.
Megjithatë, po të marrim parasysh se në total janë 354 mijë fermerë, rezulton se vetëm 23.8 për qind prej tyre janë të formalizuar dhe që kanë akses në fondet për bujqësinë, si në skemat shtetërore edhe në ato të Bashkimit Europian që aplikohen përmes programit IPARD, duke bërë që më shumë se 76.8 për qind të jenë informalë.
Megjithatë duhet thënë se përgjatë këtij viti përqindja e informalitetit ne bujqësi është ulur ndjeshëm dhe ndikimin kryesor e ka dhënë shpërndarja falas e naftës për punime të mekanizuara në bujqësi ku interesi ka qenë më i lartë dhe kanë përfituar mbi 34 mijë fermerë.
Fondi total i vënë në dispozicion për subevncione në buqësi përgjatë 2022 ka qenë afro 4 miliardë lekë, i cili është menaxhuar nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe ka shkuar për mbështetjen e sektorit bujqësor, blegtorisë, bletarisë, naftën falas dhe fushatën e grurit. Fermerët e pajisur me nipt nuk kanë asnjë detyrim tatimor për të paguar.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

“Lumë” kërkesash për ALBGAZ - ERE: Kompania të thithë investime, masa për uljen e kostove energjetike të biznesit dhe familjeve
Kompania publike e gazit ALBGAZ duhet të ndërmarrë një sërë politikash, në mënyrë që të arrijë në mënyrë graduale zhvillimin e tregut të gazit, që aktualisht......

Milioneri ‘self-made’ që doli në pension para kohe: ‘Bëni këto 5 gjëra tani ose do të pendoheni më vonë në jetë’!
Steve Adcock në 35 vjeç, doli në pension në fillim të 2016 me një vlerë neto prej 900,000 dollarë. Vetëm në vitin 2021 ai e arriti qëllimin e tij për t'u bërë......

Ecuria e projekteve energjetike dhe infrastrukturore - Rama nxjerr “planet”: Centrali diellor i Karavastasë dhe treni Tiranë–Durrës, gati në shtator
Përgjatë vitit 2023 qeveria planifikon përfundimin e ndërtimit të centralit fotovoltaik në Karavasta dhe linjën hekurudhore Tiranë – Durrës, ndërkohë që një......

Zgjedhjet vendore, Qeveria gati legalizimet falas përpara majit - Zbardhet Projektakti, lehtësim procedurash e falje kostosh për disa kategori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë gati procedurat për lehtësimin e legalizimeve për disa kategori të popullsisë brenda katër muajve të parë të këtij......

Si e mbyllën vitin valutat? - Euro ka prekur “fundin”. Dollari amerikan “tërhoqi” fitimet në Dhjetor
Përgjatë vitit që lamë pas, 2022-shit, një vëmendje të veçantë në diskutimet ekonomike mori edhe tregu i kursit të këmbimit. Ky treg ka rezultuar të jetë i......

Shqipëria jep statusin e investitorit për investim mbi 100 mijë dollarë - Hyn në fuqi Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Financave
Të huajve që duan të qëndrojnë në Shqipëri do t’u njihet statusi i investitorit nëse ata investojnë mbi 100 mijë dollarë në një aktivitet ekonomik në vendin......

Bashkitë hapin “thesin” për investime para zgjedhjeve - Zgjodhën fundin e 2022. Mbi 20 prej tyre, tendera për asfaltim e rikonstruksion
5 muaj para zgjedhjeve vendore disa prej bashkive në vend kanë hapur tenderat për investimet në komunitet. Shtrim-asfaltim i rrugeve, rikonstruksion i......

Gjoba të reja e të “kripura” për bizneset - Në fuqi nga 1 Janari, sa do të jetë “dënimi” për çdo shkelje
Nga 1 Janari dhe në vazhdim, bizneset që kryejnë shkelje, do të përballen me gjoba më të kripura nga administrata tatimore. Ndryshimet në ligjin për......