Rritje page 7% për 50 mijë zyrtarë në Bruksel - Aktualisht, Von der Leyen fiton 1 mijë euro në ditë

Një cmenduri e re pagash në Bruksel. Kështu e komentojnë mediat faktin se 50 mijë zyrtarë në Bashkimin Evropian tashmë po përfitojnë rritjen e dytë të pagave në 6 muaj: pagat e tyre janë rritur me 7%.
Pavarësisht se zyrtarët e Bashkimit Evropian aktualisht kanë një pagë të konsiderueshme, ekziston një rregullator automatik si pasojë e shtrenjtimit të kostos së jetesës. Për këtë arsye, pagat u rritën me 2.4% në janar të vitit 2022.
Paga bazë e presidentes së komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, u rrit me 2044 euro në krahasim me vitin 2021. Për herë të parë paga për këtë post është mbi 30 mijë euro pasi ajo paguhet 31.250 euro në muaj.
Sipas raportimeve të medias gjermane Bild, ajo fiton 1 mijë euro në ditë dhe së bashku me kompensimin për udhëtime jashtë vendit, paga e saj mujore do të arrijë në 36 mijë euro. Nga ana e tyre, komisionerët e BE -së do të marrin 1667 euro shtesë mbi pagën e tyre prej 25 475 euro.
Në të njëjtën kohë, pagat e 705 eurodeputetëve do të rriten me gati 700 euro, duke arritur në 10.495 euro në muaj dhe për herë të parë do të tejkalojnë 10 mijë euro.
Por nëpunësit civilë të Parlamentit Europian do të kenë edhe bonus. Paga bazë më e ulët e një punonjësi në Parlamentin Evropian do të rritet me 214 euro, duke arritur në 3 272 euro dhe më e larta me 1 483 euro duke arritur në 22 646 euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Brexit “errësoi” ekonominë britanike - PBB ra deri në 6%, investimet me 11%, çmimet e ushqimeve janë rritur
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian i kushtoi vendit të paktën 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 11% të investimeve dhe 7% të tregtisë. Shifrat janë......

Eksperti i psikologjisë në vendin më të lumtur në botë: Ja 3 gjërat që ne nuk i bëjmë kurrë!
Për pesë vite me radhë, Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit të Lumturisë Botërore. Në raportin e vitit 2022,......

Shpikjet e vitit 2022 – Ja 4 ‘krijimet’ më të mira të publikuara nga revista Time
Shpikjet kreative të biznesit kanë të bëjnë më shumë se fitimi eventual. Ato mund ta bëjnë jetën më të lehtë për individët në nevojë, të përmirësojnë shëndetin......

Shpërblimet nga ‘pakoja e madhe’ - 41,927 pensionistë kanë përfituar 8 mijë lekë nga 4 janari
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se në datën 4 janar, 41,927 pensionistë kanë përfituar 8 mijë lekë shpërblim nga ‘pakoja e madhe’. Ky......

Disa kombeve do t’iu duhej të bashkonin pasurinë e tyre për të blerë 1 gram të këtij materiali! Çfarë është Antimateria dhe pse është më i shtrenjti në planet?
Ka shumë gjëra në botë që janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Metalet e çmuara, makinat luksoze dhe bizhuteritë zënë vendin e parë kur bëhet fjalë për artikujt......

Nisin shpronësimet për pronarët e prekur nga projekti “Rikualifikimi i Sheshit të Flamurit” – 15 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve......

Rekord për prodhimin shqiptar – 2022 i sjell vendit tonë 55.1 miliard lekë nga eksportet e mallrave bujqësore
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka bërë me dije se gjatë vitit 2022 Shqipëria ka pasur një rekord......

Gjermania dhe Norvegjia do të ndërtojnë një tubacion të madh hidrogjeni!
Gjermania sapo bëri një hap më afër gjetjes së një zëvendësimi afatgjatë dhe më të gjelbër për gazin natyror dhe qymyrin rus. Prodhuesi gjerman i energjisë RWE......