Europa Postuar më 6 Janar 2023, 12:14

“Lulëzon” realiteti komercial në Greqi - Investimet në pasuri të paluajtshme shënojnë rekorde

Nga SCAN TV
“Lulëzon” realiteti komercial në Greqi - Investimet

Investimet në pasuri të paluajtshme tregtare në Greqi, që do të thotë hotele, dyqane, zyra dhe magazina, shënuan një rekord të ri vitin e kaluar, pasi të dhënat e fundit nga një firmë konsulence tregojnë se fondet greke dhe të huaja investuan në këtë kategori pronash 40% më shumë në 2022 sesa në 2021, duke arritur në 1.65 miliardë euro.

Sipas Cushman & Wakefield Proprius, hotelet tërhoqën volumin më të lartë të transaksioneve, me 36 investime me vlerë 620 milionë euro, të ndjekura nga hapësirat e zyrave me 46 marrëveshje me vlerë 410 milionë euro. Tregu i dyqaneve dhe qendrave tregtare shënoi 32 transaksione prej 327 milionë euro, me 200% rritje krahasuar me vitin 2021. Sektori i hapësirave të magazinimit – logjistikë - dhe pasurive të paluajtshme industriale tërhoqi investime prej 100 milionë eurosh, ndërkohë që po aq është investuar edhe në blerjen e tokës me qëllim zhvillimin e hapësirave logjistike.

Kompanitë greke të investimeve në pasuri të paluajtshme investuan kapital të konsiderueshëm prej 400 milionë eurosh, kryesisht në sektorin e hotelerisë, zyra dhe blerjen e tokës për zhvillim.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat