Shqipëria, e 5-ta në Europë për pritshmëritë e punësimit - EUROSTAT: Por, paraqitet rënie e lehtë e treguesit në gusht

Armela Duka/ SCAN
Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht të këtij viti. Ky përmirësim i treguesit u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit.
Nga ana tjetër, Eurostat ka publikuar indikatorin e pritshmërive të punësimit, tregues ky që matet si një mesatare e ponderuar e pritshmërive të punësimit të menaxherëve në katër sektorë të biznesit të anketuar pra, industri, shërbime, tregti me pakicë dhe ndërtim.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi paraqitet Shqipëria mes vendeve të Europës përsa i përket treguesit të pritjeve të punësimit muajin Gusht 2024. Sipas të dhënave Shqipëria pozicionohet e pesta në renditje pasi ky tregues arrin në 110.7 pikë përqindje, pra 10.7 pikë mbi mesataren historike. Kjo tregon se pritshmëritë për punësim në vendin tonë janë mjaft pozitive krahasuar me vendet e tjera në Europë. Konkretisht, Shqipëria pozicionohet pas Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Qipros, por ka lënë pas vende të tilla si Spanja, Kroacia dhe Portugalia.
Kjo rritje e pritjeve të punësimit mund të jetë një tregues i një klime më të favorshme për biznesin, një rritje të mundësive të punës, ose zhvillimeve pozitive në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare.
Nëse analizën e përqëndrojmë në muajin korrik- gusht 2024 vëmë re se paraqiten diferenca të rëndësishme. Përkatësisht, gjatë një muaji treguesi i pritshmërive në punësim pati një rritje të konsiderueshme në vendet si Malta, Greqia, Franca, Spanja dhe Danimarka. Kjo rritje varion nga 2.2% në 5.2%. Edhe pse Shqipëria paraqitet në vendet që pritjet e punësimit janë positive, në terma mujorë ky indikator është ulur me -0.4%.
Theksojmë se në BE ky tregues u rrit me 0.9%, ndërkohë që vendet e Ballkanit renditen poshtë vijës së BE-së pasi kanë përjetuar ulje të këtij treguesi. Konkretisht, me rënien më të thellë paraqitet Kroacia, më pas Maqedonia e Veriut, Shqipëria, dhe Mali i Zi. Në të kundërt, në Serbi ky indikator ka mbetur i pandryshuar.
Sondazh

Sigurime në lekë, apo valutë? - AMF: 33.2% e primeve të shkruara bruto rezultojnë në monedhën evropiane
Ledina Elezi/SCAN Aktualisht, në shumicën e sektorëve të vendit tonë ka një prani të lartë të monedhave të huaja, kryesisht të euros dhe dollarit amerikan.......

Turqia aplikon për anëtarësimin në BRICS - Ankaraja synon të bëhet “urë lidhëse” mes BE dhe Azisë
Kristi Ceta/SCAN Turqia ka paraqitur formalisht kërkesën për t'u bashkuar me grupin BRICS të vendeve në zhvillim, në përpjekje për të zgjeruar ndikimin......

Më shumë energji e tregtuar në alpex - Volumet për 8-mujorin arrijnë 1 mln mWh. Çmimi mesatar, 97 euro/mWh
Ola Mitre / SCAN Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të......

Rregulla të reja për pensionet në bankë - Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit
Elisabeta Dosku/SCAN Të gjithë pensionistët, të cilët dëshirojnë që ta përfitojnë pensionin e tyre nëpërmjet bankës, kanë në dispozicion dy rrugë për të......

Sa fermerë do të marrin pagesë për naftën në bujqësi? - Lista/ “Kalon” vetëm gjysma e aplikantëve, kryeson qarku Fier
Elisabeta Dosku/ SCAN Lista e aplikantëve që kanë kaluar “testin” për të përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi është bërë publike.......

Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve - Rritje mbi 200% të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin 2019
Diamila Leka/ SCAN Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve raportohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Në një postim në rrjetet sociale......

Kosovë, remitancat dhe IHD-të, burimet kryesore - Deficiti tregtar thellohet në 2.2 mld euro, në rritje vjetore prej 8.2%
Lidion Kulla/ SCAN Investimet e Huaja Direkte në Kosovë vijojnë të jenë një burim mjaft i rëndësishëm i flukseve të kapitalit por edhe i zhvillimit ekonomik......

Pompa më e madhe e nxehtësisë në botë - Finlanda sjell impiantin që do të reduktojë karbonizimin
Kristi Ceta/SCAN Pompa e nxehtësisë ajër-ujë po instalohet për të ndihmuar në dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes qendrore të qytetit. Ngrohja qendrore......