Sezoni turistik/ Durrësi ndriçon rrugët e plazhit. Implementon teknologjitë e reja EE LED
Pak para çeljes së sezonit turistik, Bashkia e Durrësit ka nisur një investim të ri në drejtim të përmirësimit të kushteve për turistët.
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është shpallur tenderi për rehabilitimin e ndriçimit të akseve rrugore në zonën e plazhit.
Në projekt përfshihen rrugët në zonën e Plepave, Rruga Venecia, Rruga Iliria, Rruga Porta e Detit, Rruga Brindisi, Rruga Leoni dhe Koja. Aktualisht këto rrugë janë pa ndriçim ose me ndriçim që ka nevojë për ndërhyrje rehabilituese dhe një numër i madh banorësh jetojnë aty prej vitesh.
Tenderi, i cili është hapur në datën 10 maj, ka një fond limit prej rreth 25 mln lekësh. Kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 27 maj.
Ky projekt synon të rinovojë dhe të modernizojë të gjitha rrugët e përzgjedhura duke prezantuar teknologjitë e reja EE LED, që janë më komode dhe në të njëjtën kohë më eficente për qytetarët dhe turistët.
Gjithashtu fokusi është te promovimi i kësaj teknologjie si teknologjia më e fundit për ndriçimin e rrugëve.
SCAN
Sondazh

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme shtohet me 982 mln lekë - Që prej vitit 2018 u arkëtuan nga bankat tregtare rreth 5.5 mld lekë
Që prej krijimit të tij në vitin 2018, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në vlerën 5.5 miliardë lekë si rezultat i kontributeve vjetore të......

Ndërtimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë - Balluku: Punimet, me ritme të shpejta. Anashkalohet kalimi brenda Librazhdit
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII po ecin sipas parashikimeve kontraktuale, duke garantuar përfundimin e tyre......

Kafeja në Shqipëri, më e lirë se në rajon - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt në mars regjistrohet në 1.2%
Në mars të vitit 2024, norma vjetore e ndryshimit të çmimit të kafesë në vendet e Bashkimit Europian ishte 1.0%, krahasuar me 13.5% që ishtë në marsin e vitit......

ENI, shpime për naftë në Dumre - Shtyhen me 1 vit operacionet për vlerësimin e rezervuarit naftëmbajtës
Kompania ENI ka shtyrë me një vit planet për nisjen e shpimit të një pusi për kërkimin e naftës në Dumre. Në gusht të vitit që shkoi kompania italiane, që......

Identifikim elektronik për leje pune në Rajon - Nxitja e tregut të përbashkët të punës në Ballkanin Perëndimor
Për të punuar në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, shtetasit shqiptarë duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje pune në një nga këto vende. Ka hyrë në......

Kreditë me probleme vijojnë tendencat rënëse - Në mars arritën në 4.64%, niveli më i ulët në 10 vite
Portofoli i huave me probleme është përmirësuar edhe në muajin mars të këtij viti. Huatë me probleme ndaj totalit arritën në 4.64%, niveli më i ulët ky në 10......

Sektori i bimëve mjekësore në "ditë të këqija"/Denaj: Gati garancia sovrane.
Fermerë, grumbullues dhe eksportues të bimëve aromatiko- mjekësore kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm për shkak të situatës në të cilën ndodhet......

Tenderët për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës - Mbyllet pa ankesa faza e dorëzimit të ofertave për punimet në 5 km e parë
Procedurat tenderuese për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës janë mbyllur pa ankesa nga operatorët ekonomikë, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave.......