Shqipëria Postuar më 10 Maj 2024, 14:46

Ndërtimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë - Balluku: Punimet, me ritme të shpejta. Anashkalohet kalimi brenda Librazhdit

Nga SCAN TV
Ndërtimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë - Balluku: Punimet, me

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII po ecin sipas parashikimeve kontraktuale, duke garantuar përfundimin e tyre në kohë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në lotin 4, që pas ndërtimit të tij do të shmangë kalimin e automjeteve brenda qytetit të Librazhdit.

Aktualisht, për këtë vepër infrastrukturore rrugore po punohet në 4 lote, ndërsa 4 të tjera janë në fazë tenderimi.

Gjurma e re e rrygës do të shmangë kalimin nga Qafë – Thana, teksa është arritur dakordësia me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km.

Ndërkaq, gjatë inspektimit të punimeve, Balluku rikonfirmoi hapjen e aksit rrugor Thumanë – Kashar dhe tunelit të Llogarasë në muajin qershor, duke sjellë lehtësim për qarkullimin e automjeteve, siodmos gjatë sezonit veror.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat