Serie A synon trefishimin e të ardhurave - E drejta televizive jashtë Italisë parashikon rreth 1.9 miliard euro në 2027-2030

Seria A e Italisë po kërkon të trefishojë të ardhurat e saj nga transmetimet ndërkombëtare deri në vitin 2030 përballë rritjes së ngadaltë në vend, tregon një dokument konfidencial, që pasqyron dëshirën për të ngushtuar hendekun financiar në ligat rivale europiane të futbollit.
Seria A siguroi vetëm rreth 670 milionë euro nga shitja e të drejtave televizive jashtë vendit në periudhën 2021-2024, një e nënta e shumës së fituar jashtë vendit nga Premier League e Anglisë, kompeticioni më fitimprurës në botë i futbollit.
Për të fituar më shumë të ardhura nga tregjet kryesore të mediave të huaja, Serie A ka ngritur një zyrë në Nju Jork dhe planifikon të ngrejë zyra edhe në vende të tjera, përfshirë Londrën dhe Abu Dhabi, thuhet në dokumentin konfidencial të parë nga Reuters.
Serie A gjithashtu synon të ofrojë paketa në formate të ndryshme, duke përfshirë dokumentarë, duke pasqyruar mënyrën se si një seri e Netflix ka ndihmuar garat e Formula 1 të fitojnë tifozë të rinj.
Sipas një skenari të hartuar nga Shefi Ekzekutiv i Serisë A, Luigi De Siervo, liga parashikon që të ardhurat nga transmetimet ndërkombëtare potencialisht të rriten në rreth 1.1 miliardë euro në periudhën 2024-2027, për të arritur rreth 1.9 miliardë euro në 2027-2030. Të ardhurat në Itali të Serisë A nga të drejtat e transmetimit mund të rriten në 3.4 miliardë euro në periudhën 2027-2030.
Vlerësimet për biznesin mediatik të Serisë A janë përfshirë në një dokument të paraqitur për 20 klubet, ndërsa liga përgatitet të nisë raundin e ardhshëm të tenderëve të transmetimit për vitin e ardhshëm. Si pjesë e ambicies së saj për t'i dhënë një shtysë biznesit mediatik, pavarësisht një skenari sfidues që përfshin ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e inflacionit në vend, Serie A po shqyrton krijimin e një kompanie të veçantë për të trajtuar biznesin e saj të transmetimit.
Një veprim i tillë mund të lejojë hyrjen e firmave të kapitalit privat të interesuara për të investuar në zhvillimin e biznesit mediatik të ligës, një rrugë të cilën La Liga e Spanjës dhe Ligue 1 e Francës kanë marrë tashmë.
Zyrtarët e klubeve do të fillojnë të diskutojnë projektin e kompanisë mediatike në një takim të premten, pasi u kontaktuan nga fondi Searchlight Capital me bazë në Nju Jork dhe një grup investitorësh të kapitalit privat të udhëhequr nga Carlyle.
Serie A nuk arriti të finalizonte një projekt të ngjashëm vitin e kaluar, kur shtatë klube bllokuan një marrëveshje prej 1.7 miliardë euro për të shitur 10% të aksioneve në biznesin mediatik të ligës te një konsorcium investitorësh privatë të udhëhequr nga CVC Capital Partners.
SCAN
Sondazh

N26 do të nisë tregtimin e kriptove në Austri - Banka gjermane online njofton se do të lehtësojë tregtimin për rreth 200 kriptomonedha
Banka gjermane online N26 tha të enjten se do të fillojë të lejojë disa klientë në Austri të tregtojnë kriptovaluta. Sipas bankës, do të zgjerohet shërbimi për......

Siguria kibernetike, prioritetet e qeverisë italiane - Avokati Stefano Mele: Strategji reagimi ndaj sulmeve ransomware
Siguria kibernetike nuk duket se është në krye të prioriteteve të qeverisë së re në Itali, pavarësisht sulmeve në rritje. Sipas avokatit Stefano Mele, të......

6,3 miliard euro për karikimin e makinave elektrike - Synimi ambicioz i qeverisë gjermane i publikuar nga qeveria
Gjermania synon të zgjerojë masivisht rrjetin e karikimit për makinat elektrike, duke shpenzuar 6.3 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshëm, pasi pret që......

Buxheti francez miratohet me akt normativ! - Qindra amendamentet e opozitës “trembin” Macron
Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron tha se nuk do ta miratojë projektligjin e buxhetit të vitit 2023 përmes dhomës së ulët të parlamentit, duke......

Nafta argjilore, burim energjie në Estoni - Shtetet Baltike u rikthehen prodhimit nga termocentralet, pas “largimit” nga energjia ruse
Kur shtetet Baltike u “larguan” nga energjia ruse dhe ndaluan importet e tjera në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, Estonia rivuri në punë......

Sa do t’i kushtojnë buxhetit koncesionet në 2023 - 13.5 miliardë lekë për 11 kontrata PPP
Buxheti i shtetit do të paguajë 13.5 miliardë lekë për kontratat koncesionare PPP që janë aktive. Aktualisht janë 11 kontrata koncesionare apo partneriteti......

Tetori, 5% më shumë kursim energjie - Balluku: vetëm në 17 ditët e para. Bushati: keni harxhuar 300 milionë euro në 8 muaj
5% më pak konsum energjie është arritur në dy javët e para të tetorit me anë të planit të kursimit sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda......

Sulmi e kthen sigurinë kibernetike në prioritet të buxhetit 2023 - Drafti/ Ekonomia parashikohet të ngadalësohet në 2.6 %
Sulmi ndaj E-albania dhe bërja publike e të dhënave më sensitive të qytetarëve, ka bërë që për herë të parë, buxheti i shtetit të ketë si prioritet në......