Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2022, 14:10

Sa do t’i kushtojnë buxhetit koncesionet në 2023 - 13.5 miliardë lekë për 11 kontrata PPP

Nga SCAN TV

Buxheti i shtetit do të paguajë 13.5 miliardë lekë për kontratat koncesionare PPP që janë aktive.

Aktualisht janë 11 kontrata koncesionare apo partneriteti publik/privat për të cilat buxheti ka parashikuar vijimin e pagesave edhe në vitin e ardhshëm.

Me përcaktimin e kësaj shifre, sipas relacionit të buxhetit, respektohet kufizimi ligjor në zbatim të rregullit fiskal që parashikon një nivel maksimal 5 % të të ardhurave.

Vlera e parashikuar prej rreth 13.5 miliardë LEK për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2023, përbën vetëm 2.5 përqind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të pritshme për vitin 2022, prej rreth 544.2 miliardë LEK.

Nëse analizojmë shifrat, rezulton se vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të pagesave për kontratat koncesionare.

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2022, sipas planit të ndryshuar, me destinacion mbështetjen buxhetore për kontratat konçesionare/PPP, rezultojnë në total rreth 12.1 miliard LEK.

SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat