Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2022, 12:12

2022, familjet shqiptare shtojnë blerjet me listë - Vrojtimi i BSH: 49% e huamarrjes në formën e “parasë në dorë”, 17% “mall i  papaguar”

Nga SCAN TV

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti për herë të parë në dy vitet e fundit indeksi i të ardhurave të familjeve shqiptare ka ardhur në rënie, gjë që duket se ka ndikuar edhe mënyrën e huamarrjes së tyre, duke parë rritjen e indeksit të shpenzimeve për shkak të situatës së çmimeve. Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimit mbi Gjendjen Financiare dhe Huamarrjen e Familjeve, i kryer mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, të shtrira gjeografikisht në të gjithë vendin.

Rreth 22% e familjeve të përgjigjura, deklarojnë se kanë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje, tregues që rezulton nën mesataren historike të vrojtimit prej rreth 27%. Por në rritje është vlera e totalit të huasë për t’u paguar. Rreth 66% e huasë për t’u paguar është siguruar nga ‘burime formale’ (‘bankat’ dhe ‘kompanitë e mikrokredisë) dhe 21% nga ‘burime  joformale’ (‘persona fizikë’ dhe ‘hua në formë malli’). Krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm kjo strukturë është zhvendosur në favor të huamarrjes nga burime joformale, megjithëse në trema vjetorë rezulton e zhvendosur drejt huasë formale, si rezultat i rritjes së vlerës së huamarrjes nga bankat.

Sa për formën e huamarjjes, Vrojtimi zbardh se në rreth 34% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 31% e rasteve janë në trajtë ‘kredie bankare’ dhe 3% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’ (rënie me 1 pp krahasuar me 6MII 2021).

Në rreth 49% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’ dhe në 17% të rasteve në formë ‘malli të papaguar’ theksohet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat