“Shkëlqen” biznesi i madh, pakëson borxhet e rrit fitimet - BSH: Ndërmarrjet kanë financuar aktivitetin me shitje, jo më kredi për rroga, por për investime

Dhe ndërsa familjet kanë vuajtur rritjen e çmimeve dhe rënien e të ardhurave, situata financiare e biznesit, veccanërisht kompanive të mëdha, shfaqet krejtësisht ndryshe. Paralelisht me vrojtimin e huamarrjes së familjeve, banka e Shqipërisë ka kryer një tjetër vrojtim mbi 1,365, të cilët kanë raportuar një panoramë tërësisht të ndryshme financiare.
Vetëm 40% e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar, më rënie me 2.9 pp krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm. Bie në sy se këtë situatë pozitive e kanë gëzuar bizneset e mëdha e të mesme, ndërkohë që biznesi i vogël ka një përkeqësim të lehtë të treguesve të huamarrjes, me 0.3 pp.
Ecuria e nivelit të shitjeve dhe e rezultatit financiar ka vijuar të përmirësohet në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2021, për ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha. Mbi 90% e ndërmarrjeve, në secilin grup sipas madhësisë, kanë raportuar fitim gjatë periudhës.
Gjatë periudhës, rreth 59% e ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se e kanë financuar veprimtarinë e tyre nëpërmjet shitjeve, duke shënuar rënie për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme.
Krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës, pesha e ndërmarrjeve që kanë marrë hua për kryerjen e një investimi ka shënuar rritje për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve, ndërkohë që pesha e ndërmarrjeve të cilat kanë marrë hua me qëllim përballimin e shpenzimeve afatshkurtra ka mbetur thuajse e pandryshuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha.
Rreth 82% e ndërmarrjeve huamarrëse të vogla, 81% e ndërmarrjeve të mesme dhe 82% e atyre të mëdha, e konsiderojnë të përshtatshëm nivelin e tyre të huamarrjes për financimin e veprimtarisë. Krahasuar me periudhën e kaluar, kjo peshë ka vijuar të bjerë për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.
Lorenc Rabeta / SCAN

Transparenca, sa gjobiten punonjësit e administratës? - Ulet kufiri minimal për disa shkelje, shtohen masa të reja administrative
Institucionet publike apo punonjësit përgjegjës të cilët nuk respektojnë ligjin për të drejtën e informimit do të ndëshkohen me gjoba. Projekligji i ri “Për të......

Përpjekjet e Rusisë për të shitur gaz në Europë nga Turqia - Erdogan thotë se do të punojë me Putinin për ta kthyer vendin në një qendër të gazit natyror
Presidenti rus Vladimir Putin, planet e të cilit për të shitur direkt gaz natyror në Evropë janë hedhur poshtë, tani po kërkon ndihmën e Turqisë për të shitur......

Zgjidhja revolucionare për shpërbërjen e nxehtësisë nga komponentët e kompjuterit!
Sa herë e keni gjetur veten, pas orëve të tëra pune mbi tastierë, të dëgjoni ventilatorin e kompjuterit që rrotullohet duke u përpjekur të ftohë pajisjen......

Aksidentet në punë në BE për vitin 2020 – Ekonomia sektori më i ulët, shëndetësia me rritjen më të ndjeshme
Në vitin 2020, pothuajse 2.7 milionë aksidente pune jo fatale rezultuan në mungesën e punëtorëve nga puna për katër ditë ose më shumë në BE, ndërsa 3 355......

Lejet e ndërtimit rriten me 15% për 2021 në Europë – Spanja zë vendin kryesor, Estonia rast përjashtimor
Në vitin 2021, lejet e ndërtimit përsa i përket sipërfaqes së dobishme të dyshemesë, e matur në miliona metra katrorë; (milion m²) u rritën me 15% në BE (në......

Jeni japonez arrin nivelet më të dobëta kundrejt Dollarit që nuk janë parë që nga gushti 1990!
Jeni japonez u dobësua përtej 150 kundrejt dollarit amerikan, një nivel kyç psikologjik, duke arritur nivele të papara që nga gushti 1990. Takimi dyditor i......

Bezos paralajmëron për ekonominë: Do vijnë kohë më të vështira!
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është bërë lideri i fundit i korporatave që paralajmëron për gjendjen e ekonomisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë që të......

Tatimet “marrin në pyetje” punonjësit e mediave për pagat - 5 subjekte të vlerësuara me nëndeklarim, çfarë përmban pyetësori!
Administrata Tatimore ka nisur kontrollet fizike në sektorin e mediave dhe të komunikimit për nëndeklarim pagash, në kuadër të fushatës antiinfomalitet të......