Aksidentet në punë në BE për vitin 2020 – Ekonomia sektori më i ulët, shëndetësia me rritjen më të ndjeshme

Në vitin 2020, pothuajse 2.7 milionë aksidente pune jo fatale rezultuan në mungesën e punëtorëve nga puna për katër ditë ose më shumë në BE, ndërsa 3 355 aksidente të lidhura me punën ishin fatale njofton Eurostat.
Pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë kanë shënuar më pak aksidente në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, me përjashtim të sektorit të shëndetësisë. Ky trend në rënie mund të shpjegohet me reduktimin ose mbylljen e aktiviteteve specifike me fillimin e pandemisë COVID-19 në 2020.
Sektori i shëndetësisë ka shënuar rritje të ndjeshme të aksidenteve (+17% krahasuar me vitin 2019). Përqindja e aksidenteve të regjistruara brenda sektorit të shëndetësisë u rrit nga 11% e totalit të aksidenteve në vitin 2019 në 15% të aksidenteve totale në vitin 2020 në nivel të BE-së.
Ashpërsia e aksidenteve në punë në BE
Në vitin 2020, aksidentet që rezultuan me 7–13 ditë mungesë nga puna përfaqësonin llojin më të shpeshtë të aksidenteve (njëlloj si në vitin 2019). Kanë ndodhur 676 781 aksidente të tilla (25% e numrit të përgjithshëm të aksidenteve).
Aksidentet që rezultuan me 1-3 muaj mungesë nga puna ishin lloji i dytë më i shpeshtë i aksidenteve në vitin 2020 (519 695; 19% e numrit total të aksidenteve). Nga ana tjetër, të dhënat e vitit 2019 tregojnë se lloji i dytë më i shpeshtë i aksidentit ishte më pak i rëndë (4-6 ditë mungesë nga puna). Këto lloje aksidentesh më pak të rënda (4-6 ditë mungesë nga puna) ishin lloji i tretë më i shpeshtë i aksidenteve në vitin 2020 (455 924; 17% e totalit të aksidenteve).
Llojet më pak të shpeshta të aksidenteve sipas ashpërsisë në vitin 2020 ishin me fatalitet 3 355 (0,1% e numrit total të aksidenteve) krahasuar me 3 408 aksidente me vdekje të regjistruara në vitin 2019. Lloji i dytë më pak i shpeshtë i aksidenteve ishin ato që rezultuan me paaftësi të përhershme për punë ose 183 ditë ose më shumë mungesë në punë 117 700 raste (4% e numrit total të aksidenteve) në 2020 krahasuar me 139 482 aksidente të tilla në 2019.
SCAN
Sondazh

Lejet e ndërtimit rriten me 15% për 2021 në Europë – Spanja zë vendin kryesor, Estonia rast përjashtimor
Në vitin 2021, lejet e ndërtimit përsa i përket sipërfaqes së dobishme të dyshemesë, e matur në miliona metra katrorë; (milion m²) u rritën me 15% në BE (në......

Jeni japonez arrin nivelet më të dobëta kundrejt Dollarit që nuk janë parë që nga gushti 1990!
Jeni japonez u dobësua përtej 150 kundrejt dollarit amerikan, një nivel kyç psikologjik, duke arritur nivele të papara që nga gushti 1990. Takimi dyditor i......

Bezos paralajmëron për ekonominë: Do vijnë kohë më të vështira!
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është bërë lideri i fundit i korporatave që paralajmëron për gjendjen e ekonomisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë që të......

Tatimet “marrin në pyetje” punonjësit e mediave për pagat - 5 subjekte të vlerësuara me nëndeklarim, çfarë përmban pyetësori!
Administrata Tatimore ka nisur kontrollet fizike në sektorin e mediave dhe të komunikimit për nëndeklarim pagash, në kuadër të fushatës antiinfomalitet të......

Nisin në Berlin ministerialet përgatitore me vendet e Ballkanit Perëndimor!
Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të paligjshëm do të jenë në fokus të konferencës së parë ministrore të Ballkanit Perëndimor të enjten, më......

Dollari stabilizohet në nivele të larta - Shqetësimi kryesor për investitorët, inflacioni shumë i lartë
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, por po qëndron në nivelin më të lartë në 32 vitet......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Në fokus situata politike në Britani, Truss në presion për të dhënë dorëheqjen
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive ekonomike që po shoqërojnë tregjet. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......

Nafta ngjitet në mbi 93 dollarë - Investitorët, të shqetësuar për furnizimin e tregut. SHBA do të hedhë naftë në treg
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi investitorët janë të paqartë në lidhje me ecurinë e......