Nafta ngjitet në mbi 93 dollarë - Investitorët, të shqetësuar për furnizimin e tregut. SHBA do të hedhë naftë në treg

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi investitorët janë të paqartë në lidhje me ecurinë e kërkesës, por edhe furnizimin e tregut, pasi Shtetet e Bashkuara kanë premtuar se do të hedhin në treg rezervat strategjike.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 93 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me mbi 2 dollarë. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, pas rritjes me 2.7 dollarë në sesionin e kaluar. Në këtë mënyrë, dy bençmarkët kryesore kanë prekur nivelin më të lartë në 2 javë te fundit.
Në fokus të tregjeve do të jetë plani i Shtëpisë së Bardhë për të hedhur në treg rreth 15 milionë fuçi naftë, në përpjekje për të parandaluar rritjen e çmimeve. Që kur OPEC+ vendosi të ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë në takimin e 5 tetorit, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm.
Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 1.7 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa analistët parashikonin një rritje me rreth 1.4 milionë fuçi. Edhe embargoja e plotë e Bashkimit Europian ndaj naftës ruse, duke filluar nga dhjetori, pritet tsa tkurrë akoma më shumë furnizimin e tregut.
SCAN
Sondazh

Forcohen Euro dhe Dollari amerikan ndërsa Franga dhe Paundi shënojnë rënie!
Monedha europiane ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës duke kapërcyer pragun e 117 lekëve për herë të parë në disa ditë teksa është blerë sot me 117.1......

The income from new construction reaches its highest peak — Which are the Albanian municipalities that doubled the revenue from the infrastructure tax?
New construction is the main supplier of local budgets in our country, and the first half of this year is considered to have achieved its peak regarding this......

Holanda do të tërhiqet nga traktati për mbrojtjen e investimeve në energji
Holanda do të ndjekë Spanjën në tërheqjen nga Traktati i Kartës së Energjisë për mbrojtjen e investimeve në këtë sektor, tha të mërkurën ministria e saj e......

Prodhuesit kinezë të çelikut në prag të falimentimit!
Kina aktualisht gjendet në një vend të pasigurt financiarisht dhe për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e analistëve globalë financiarë dhe të aksioneve......

Projekti prej 20 milionë euro që do të testojë qëndrueshmërinë e energjisë së valëve në shkallë të gjerë në Europë
Një nismë prej 19.6 milionë euro (rreth 19.3 milionë dollarë) e përqendruar rreth komercializimit të projekteve të energjisë së valëve në shkallë të gjerë do......

Rriten lehtë çmimet e naftës në tregje - SHBA pritet të hedhë në treg 15 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike
Çmimet e naftës u rritën mëngjesin e së mërkurës, duke zbutur humbjet nga sesioni i mëparshëm, pasi shqetësimi për furnizimet e pakta pas raporteve për......

Lamborghini lego në Motor Show Paris - U ndërtua me 400 mijë copa plastike dhe ka të njëjtat përmasa si ajo e vërteta
E ndërtuar tërësisht me 400 mijë copa plastike Lego, një supermakinë e gjelbër e ndezur Lamborghini u prezantua në Motor Show në Paris. Supermakina ka të......

319 milionë euro dëm në buxhet për vitin 2021 - KLSH: Shkeljet më të mëdha në tatime dhe investime
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar të ardhura të munguara dhe efekt negativ në buxhetit e shtetit në vlerën 47.8 milliardë lekë apo 412.5 milionë euro......