Rriten lehtë çmimet e naftës në tregje - SHBA pritet të hedhë në treg 15 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Çmimet e naftës u rritën mëngjesin e së mërkurës, duke zbutur humbjet nga sesioni i mëparshëm, pasi shqetësimi për furnizimet e pakta pas raporteve për inventarë më të ulët në Shtetet e Bashkuara kompensuan frikën për zbehjen e kërkesës nga importuesi kryesor i naftës Kina.
Kontratat e së ardhmes së naftës Brent u rritën me 73 cent, në 90.76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua me 83,95 dollarë për fuçi, me një rritje prej 1,13 dollarë.
Të dy kontratat arritën nivelet më të ulëta të dy javëve dhe ranë përkatësisht 1.7% dhe 3.1%, në seancën e mëparshme për shkak të publikimit të planeve të presidentit amerikan Joe Biden për të hedhur në treg më shumë prodhim nga Rezerva Strategjike e Naftës, si dhe shqetësimet për kërkesën më të dobët kineze për karburant. Rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA ranë me rreth 1.3 milionë fuçi për javën e mbyllur më 14 tetor.
Në fillim të muajit, OPEC+ ra dakord për një ulje të madhe të prodhimit të naftës prej 2 milionë fuçi në ditë. Ulja e prodhimit, që vjen përpara një embargoje të Bashkimit Europian ndaj naftës ruse, do të pakësojë ofertën në një treg tashmë të tkurrur. Sanksionet do të hyjnë në fuqi përkatësisht në dhjetor dhe shkurt.
Sipas një analisti të JP Morgan, pritet që prodhimi rus të bjerë me 600 mijë fuçi në ditë deri në fund të vitit, pasi Europa zbaton si embargon ndaj blerjeve të naftës ruse, ashtu edhe ndalimin e shërbimeve të rëndësishme si transporti, sigurimi dhe financimi.
Për të kompensuar këto mungesa, administrata Biden po planifikon të shesë 15 milionë fuçi naftë nga rezervat e saj strategjike, për të ulur çmimet e karburantit përpara zgjedhjeve të Kongresit të muajit të ardhshëm.
SCAN
Sondazh

Lamborghini lego në Motor Show Paris - U ndërtua me 400 mijë copa plastike dhe ka të njëjtat përmasa si ajo e vërteta
E ndërtuar tërësisht me 400 mijë copa plastike Lego, një supermakinë e gjelbër e ndezur Lamborghini u prezantua në Motor Show në Paris. Supermakina ka të......

319 milionë euro dëm në buxhet për vitin 2021 - KLSH: Shkeljet më të mëdha në tatime dhe investime
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar të ardhura të munguara dhe efekt negativ në buxhetit e shtetit në vlerën 47.8 milliardë lekë apo 412.5 milionë euro......

Qeveria, masa për kursimin e energjisë - Temperaturë të përcaktuar për kondicionerin, ndërprerje ndriçimi në rrugë e institucione
Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të......

“Liberalizoni tregun për panelet diellore” -2 pr.ligje nga Vasili: Leja për vetëprodhuesit të miratohet nga OSHEE, të bëhet netimi vjetor
Lehtësim i procedurave të miratimit për instalimin e paneleve diellore për qëllime autokonsumatore, si dhe centraleve që nuk janë objekt koncesioni”. Ky është......

Gjermania humb 86 miliard euro në vit - Shkak mungesa e stafit, 50% e industrive janë të detyruara të reduktojnë prodhimin
Mungesa e punonjësve të kualifikuar, si rezultat i një popullsie në plakje të përkeqësuar nga pandemia, po prek veçanërisht industritë e mëdha prodhuese në......

Tregtia Shqipëri-Kosovë shënon rënie - INSTAT: Më pak energji elektrike, minerale dhe ushqime drejt Kosovës në shtator
Në një kohë kur lufta e Rusisë në Ukrainë vijon dhe çmimet mbeten ende të larta, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë për 9 mujorin e parë të vitit shënojnë......

Tjetër rritje e bonove 12-mujore, interesi mbi 5% - Yieldet e letrave me vlerë të Qeverisë, në nivele që nuk shiheshin prej 1 dekade
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është reflektuar menjeherë në yieldet e bonove të thesarit. Në ankandin e së martës, Yieldi mesatar i......

Një recesion po “troket” në SHBA - Fitch paralajmëron se do të ulen shpenzimet e konsumatorëve
Inflacioni dhe rritjet agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale do ta dërgojnë ekonominë amerikane në një recesion të ngjashëm me vitet 1990, duke......