Një recesion po “troket” në SHBA - Fitch paralajmëron se do të ulen shpenzimet e konsumatorëve

Inflacioni dhe rritjet agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale do ta dërgojnë ekonominë amerikane në një recesion të ngjashëm me vitet 1990, duke filluar nga pranvera. Parashikimi vjen nga agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch Ratings, e cila uli ndjeshëm projektimet për rritjen e ekonomisë amerikane si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm, duke përmendur një nga raundet më agresive të rritjes së normave në historinë e Fed.
Fitch shpreh vlerësimin se ekonomia e SHBA vitin e ardhshëm do të rritet me vetëm 0.5%, kur parashikimi i mëparshëm i saj në qershor fliste për rritje prej 1.5%. Agjencia thekson se përshpejtimi i inflacionit do të përbëjë një lloj "hemorragjie të të ardhurave" për familjet në vitin e ardhshëm dhe do të çojë në një ulje të madhe të shpenzimeve konsumatore, saqë një ngadalësim do të pasojë gjatë tremujorit të dytë të 2023.
Ky parashikim rrit në mënyrë të pashmangshme ankthin e investitorëve, ekonomistëve dhe biznesmenëve, të cilët e shohin me shqetësim ekonominë më të madhe në botë në prag të recesionit dhe kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë nga recesioni i mëparshëm.
Shënimi i vetëm optimist është vlerësimi i Fitch se recesioni i ri i ardhshëm nuk duket të jetë aq shkatërrues sa dy krizat e mëdha të mëparshme. Siç thekson agjencia e vlerësimit, SHBA hyn në këtë periudhë të vështirë nga një pozicion i fortë, veçanërisht për shkak se konsumatorët nuk kanë marrë aq borxhe sa në recesionin e mëparshëm. "Financat e familjeve amerikane janë shumë më të forta tani se sa në 2008, sistemi bankar është më i shëndetshëm dhe nuk duket të ketë aktivitet të tepërt ndërtimor dhe një çekuilibër në tregun e banesave," tha Fitch. Recesioni i fundit i madh, i cili filloi në fund të vitit 1997, ishte më i keqi që nga Depresioni i Madh i vitit 1929 dhe kërcënoi të shkatërronte sistemin financiar.
SCAN
Sondazh

Në një vit 23,850 debitorë të rinj te tatimet - Në total mbi 192 mijë biznese me detyrime të papaguara, totali i debisë mbi 1.1 miliardë euro
Në një hark kohor prej 12 muajsh lista e bizneseve debitorë të tatimet është shtuar me 23,850 subjektë të reja, duke ccuar në vlera rekord totalin e detyrimeve......

Biznesi, 13 kërkesa për ulje taksash - Jaka: Paketa fiskale gjobvënëse, të ndryshohet drafti për amnistinë fiskale
Biznesi e konsideron paketën fiskale 2023 si gjobvënëse dhe jo mbështetsë për sipërmarrjen. Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe shoqatat e biznesit i kanë adresuar......

Brexit, një “aksident rrugor” i Britanisë - Shefi i Ryanair: Mini-buxheti ishte një dështim spektakolar i konceptit më të gjerë të Brexit
Shefi i Ryanair, Michael O'Leary, e krahasoi sot situatën financiare të Britanisë me një "aksident rrugor" të shkaktuar nga referendumi i vitit 2016 i vendit......

Tatim i dyfishtë për ndërtuesit, 3% për strehim social - Çifligu: Ndërtuesit nuk i njihet si shpenzim, çështja ngeci në GJK
Çfarë fshihet pas “bumit” të industrisë së ndërtimit? ishte tema e debatit e mbrëmjes së të martës në emisionin “Në Fokus” me Mira Pogaçin. Tatimi i dyfishtë......

Inflacioni në Britani kap nivelin më të lartë të 40 viteve pas rritjes masive të çmimeve!
Rritja e kostove të ushqimit dhe strehimit e ktheu inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar në nivelin më të lartë të 40 viteve në shtator. Norma vjetore e......

4 miliardë dollarë për talentet globale – Hong Kong shpall fondin për të tërhequr profesionistë dhe të diplomuar nga e gjithë bota!
Udhëheqësi i qytetit të Hong Kongut, shefi ekzekutiv John Lee, njoftoi të mërkurën se qeveria do të caktojë 30 miliardë dollarë lokalë (3.8 miliardë dollarë......

Gjigandi i teknologjisë i cili monton iPhone me sy nga automjetet - Synon 5% të prodhimit të makinave elektrike deri në vitin 2025
Gjiganti i teknologjisë tajvaneze Foxconn, më i njohur për montimin e iPhone të Apple, tha se shpreson që një ditë të prodhojë makina për Tesla ndërsa rrit......

Punonjësit e sigurimit privat jo më paga nën 51 mijë lekë - Vendosen kushte për orët e punës që duhet të bëjnë rojet
Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme për bizneset rritjen e pagës për punonjësit e subjekteve të sigurimit privat. Projektligji i ri......