Punonjësit e sigurimit privat jo më paga nën 51 mijë lekë - Vendosen kushte për orët e punës që duhet të bëjnë rojet

Qeveria shqiptare po bëhet gati që të bëjë të detyrueshme për bizneset rritjen e pagës për punonjësit e subjekteve të sigurimit privat.
Projektligji i ri parashikon detyrimin për t’u paguar punonjësve të shërbimit një pagë minimale 50% më të lartë se paga bazë minimale e punonjësve në shkallë vendi. Praktikisht, paga minimale që parashikon ligji për rreth 9 mijë punonjës të sektorit është 51 mijë lekë.
Në relacionin e nismës paraqitet edhe një panoramë e situatës në sector ku evidentohet se ka moszbatim të Kodit të Punës sa i përket orëve të punës që ata bëjnë. Me ligjin e ri, ata duhet të punojnë 174 orë në muaj
Por teksa nga nga njëra anë evidentohen problematikat që hasin këta punonjës, nga ana tjetër parashikohet të shtohen kriteret e kualifikimit me qëllim parandalimin dhe përjashtimin e personave të papërshtatshëm, si për punonjësit, ashtu edhe për admiminstratorët. Një kontroll i rreptë parashikohet dhe tek armatimet që kanë, ku sugjerohet të eliminohet armatimi ushtarak nga arsenali që kanë gjithashtu dhe vendosja e rregullave për makinat e blinduara të cilat nuk do të lejohen të përdoren nga persona të paautorizuar.
Te ndryshimet përfshihet dhe licencimi i qendrave private të trajnimit për personelin e sigurisë private por dhe ngritjen e një Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave për trajtimin e ankesave të subjekteve ndaj masave administrative. Si shtesë në projektligj kërkohet ndalimi i dhënies me kontratë të këtij shërbimi nga një kompani tek tjetra me synim përmirësimin e kontrollit e përgjegjësisë për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata.
Aktualisht sipas të dhënave të 3-të mujorit të parë të vitit 2022, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin 189 subjekte të shërbimit privat të sigurisë fizike për tre kategoritë, me 8737 punonjës shërbimi, kanë në ruajtje 2665 objekte, 787 automjete, nga të cilat 200 automjete të blinduara për transportimin e vlerave monetare, shërbimi ka në dispozicion 2055 armë zjarri etj.
Miratimi i këtij projekligji do të sjellë rritjen e efektivitetit të punës së shërbimit privat të sigurisë fizike, me qëllimin final kontributin e tij për parandalim, zbulimin dhe kapjen e autorëve të SCAN
Sondazh

Pagat e mësuesve: Cilat vende paguajnë më shumë dhe më pak në Europë? – Shqipëria e fundit në listë!
Mësuesit në shumë vende dhe jo vetëm në Shqipëri kanë pak arsye për të qenë të lumtur me profesionin e tyre kaq të lakmuar pasi janë të pakënaqur me pagat dhe......

Fondacioni Evropian i Klimës publikon raportin vjetor të vitit 2021 – Trend pozitiv mes mungesës së gazit dhe rritjes së çmimeve të energjisë
Bota po përballet me një konvergjencë të një krize ushtarake, një krize energjitike, një krize ekonomike dhe një krizë urie, tha Fondacioni Evropian për Klimën......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Në fokus të tregjeve, takimi i BQE javën e ardhshme. Pritet rritje e interesave
Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit përballë jenit japonez, dhe në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit në raport......

Nafta zbret pranë 90 dollarë - Ndikon ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e furnizimit në SHBA
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Investitorët besojnë se, rritja......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 118.7 lekë dhe shitet me 119.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Mosfunksioni i sistemit TIMS – Policia e Shtetit jep versionin zyrtar të problemit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me mosfunksionimin e sistemit TIMS. Policia e Shtetit bën me......

Analizë/ Kolapsi prej 1.5 trilion dollarë i industrisë amerikane të çipave!
Në qarkun e Ohio, flotat e kamionëve dhe buldozerëve po zhvendosin tokën në vendin e ardhshëm të fabrikave të çipave ku Intel po ndërton dy “fabs” me një kosto......

Analizë/ Një ‘dhimbje koke’ prej 1 trilion dollarë: Deficiti i buxhetit lokal kinez paraqet rreziqe më të gjera të rritjes ekonomike!
Nga çdo llogari, 1 trilion dollarë duken shumë por është kjo pikërisht shkalla e mungesave buxhetore me të cilat përballen provincat kineze, duke reduktuar......