Pagat e mësuesve: Cilat vende paguajnë më shumë dhe më pak në Europë? – Shqipëria e fundit në listë!
Mësuesit në shumë vende dhe jo vetëm në Shqipëri kanë pak arsye për të qenë të lumtur me profesionin e tyre kaq të lakmuar pasi janë të pakënaqur me pagat dhe kushtet e tyre të punës. Në fillim të shtatorit, mijëra njerëz marshuan në Budapest duke bërë thirrje për paga më të larta. Mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë gjithashtu grevë për paga më të mira dhe e njëjta gjë po ndodh aktualisht edhe në vendin tonë.
Sa paguhen mësuesit në Europë? Cilat vende i paguajnë mësuesit më shumë dhe më pak? Dhe sa kanë ndryshuar pagat e mësuesve në dekadën e fundit?
Ka dallime të konsiderueshme në pagat e mësuesve në vendet europiane. Pagat zyrtare vjetore bruto fillestare në shkollat publike në arsimin e mesëm të ulët (ISCED 2) varionin nga rreth 4,233 euro në Shqipëri në 69,076 euro në Luksemburg në 2020/2021, sipas të dhënave të vendit të përpiluara nga Komisioni Europian/EACEA/Eurydice. Paga mesatare për mësuesit në vendet e Bashkimit Europian (BE) është 25,055 euro.
Pagat fillestare bruto vjetore të mësuesve* (2020/2021)
Mësuesit në Francë dhe Itali fitojnë gjysmën e asaj që fitojnë në Gjermani!
Duke lënë mënjanë Luksemburgun, paga fillestare vjetore ishte mbi 50,000 euro në vetëm dy vende, konkretisht në Zvicër (66,972 euro) dhe në Gjermani (54,129 euro) ndërsa paga vjetore në Francë dhe Itali ishte më pak se gjysma e shifrës gjermane.
Bullgaria kishte pagën më të ulët vjetore të mësuesve fillestarë midis vendeve të BE-së, me 7,731 euro. Shifra është gjithashtu nën 10,000 euro në disa vende të tjera të BE-së si Letonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Polonia.
Standardi i fuqisë blerëse (PPS) është "një njësi valutore artificiale" e përcaktuar nga Eurostat, ku një njësi PPS mund të blejë teorikisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend. Shikimi i pagave në PPS nivelon disa nga ndryshimet në koston e jetesës midis vendeve, por ka ende pabarazi të mëdha.
Pagat e mësuesve të parë nga kjo lente varionin nga 7,824 PPS në Shqipëri në 50,357 PPS në Gjermani. Ndërsa paga fillestare bruto vjetore e mësuesve është përgjithësisht midis 20,000 dhe 30,000 PPS, ajo është ende nën 20,000 PPS në 10 vende të BE-së: Estoni, Maltë, Çeki, Rumani, Greqi, Bullgari, Poloni, Hungari, Letoni dhe Sllovaki respektivisht.
Pagat fillestare bruto vjetore të mësuesve në Standardin e Fuqisë Blerëse (PPS)- 2020/21
Vendet ballkanike Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat janë jashtë BE-së, kanë paga më të larta të mësuesve në PPS sesa disa vende të BE-së. Çuditërisht, Turqia renditet dukshëm më mirë në PPS (28,455) sesa në pagën nominale (8,330 euro): ndërsa u rendit e 28-ta nga 36 vende në shifra nominale, ajo u rendit e 11-ta në PPS.
Raporti i pagave fillestare të mësuesve me pagën minimale (2020-2021)
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ka një mungesë shqetësuese të mësuesve në vendet europiane. Më shumë se 30,000 pozicionesh mësuesish mbetën të paplotësuara në Gjermani në fillim të këtij viti akademik. Ka një mungesë prej 20,000 mësuesish në Poloni dhe 16,000 në Hungari, dhe Ministria Franceze e Arsimit deklaroi se 4,000 nga rreth 27,300 vende të reja mësuesish mbeten vakante.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Fondacioni Evropian i Klimës publikon raportin vjetor të vitit 2021 – Trend pozitiv mes mungesës së gazit dhe rritjes së çmimeve të energjisë
Bota po përballet me një konvergjencë të një krize ushtarake, një krize energjitike, një krize ekonomike dhe një krizë urie, tha Fondacioni Evropian për Klimën......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Në fokus të tregjeve, takimi i BQE javën e ardhshme. Pritet rritje e interesave
Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit përballë jenit japonez, dhe në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit në raport......

Nafta zbret pranë 90 dollarë - Ndikon ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e furnizimit në SHBA
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Investitorët besojnë se, rritja......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 118.7 lekë dhe shitet me 119.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Mosfunksioni i sistemit TIMS – Policia e Shtetit jep versionin zyrtar të problemit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me mosfunksionimin e sistemit TIMS. Policia e Shtetit bën me......

Analizë/ Kolapsi prej 1.5 trilion dollarë i industrisë amerikane të çipave!
Në qarkun e Ohio, flotat e kamionëve dhe buldozerëve po zhvendosin tokën në vendin e ardhshëm të fabrikave të çipave ku Intel po ndërton dy “fabs” me një kosto......

Analizë/ Një ‘dhimbje koke’ prej 1 trilion dollarë: Deficiti i buxhetit lokal kinez paraqet rreziqe më të gjera të rritjes ekonomike!
Nga çdo llogari, 1 trilion dollarë duken shumë por është kjo pikërisht shkalla e mungesave buxhetore me të cilat përballen provincat kineze, duke reduktuar......

Shkelje detyrimesh për centralin e Akërnisë - KLSH: Ministria nuk ka përmbushur kërkesat, rrezik për humbje të konsiderushme në arbitrazh
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka përmbushur një sërë detyrimesh për zhvillimin e projektit të centralit diellor në Akërni, duke rrezikuar......