Bota Postuar më 19 Tetor 2022, 10:22

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Në fokus të tregjeve, takimi i BQE javën e ardhshme. Pritet rritje e interesave 

Nga SCAN TV

Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 32 vitet e fundit përballë jenit japonez, dhe në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit në raport me monedhat kryesore ndërkombëtare.

Monedha e gjelbër është mbështetur nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të vijojë me politikëm monetare shtrënguese. dollari është ngjitur në mbi 149 jen, niveli më i lartë që nga gushti i vitit 1990.

Tashmë investitorët po presin ndërhyrjen e Bankës së Japonisë dhe Ministrisë së Financave për të stabilizuar monedhën vendase dhe të mos lejojnë tejkalimin e nivelit psikologjik prej 150.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me gjashtë monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 112, ndërsa në sesionin e kaluar ra në nivelin më të ulët që nga 6 tetori.

Ndërkohë, edhe paundi britanik ka pasur një tendencë në rënie, pasi Banka e Anglisë njoftoi se do të shesë disa prej bonove që qeverisë britanike, duke filluar nga 1 nëntori. Euro vijon të qëndrojnë në rënie të lehtë, por mbi nivelin e 0.98 dollarëve.

Analistët parashikojnë se, Banka Qendrore Europiane do të rrisë sërish normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, në takimin e jaës së ardhshme. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 19,200 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1300 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat