Liz Truss kërkon ndjesë për gabimet! - “Tashmë kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”

Kryeministrja e Britanisë Liz Truss kërkoi falje për gabimet në programin e saj që shkaktuan tkurrjen e besimit të investitorëve dhe rënien e vlerësimeve të sondazheve, por tha se ajo nuk do të tërhiqej. “E pranoj se kemi bërë gabime, më vjen keq, por tashmë i rregullova. Kam emëruar një ministër të ri Financash, kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”, tha ajo gjatë një interviste për mediat britanike.
Ministri i Financave, Jeremy Hunt, i cili u emërua të premten pasi Truss shkarkoi aleatin e saj të ngushtë Kwasi Kwarteng, hoqi të hënën pjesët kryesore të agjendës së saj të uljes së taksave, duke përfshirë zvogëlimin e skemës së madhe të mbështetjes energjetike. Truss dhe Kwarteng u përpoqën të përmbysnin politikën fiskale britanike duke publikuar 45 miliardë paund ulje taksash të pafinancuara muajin e kaluar për të nxjerrë ekonominë nga stanjacioni. Por, përgjigja nga investitorët e obligacioneve ishte e ashpër dhe kostot e huamarrjes u rritën.
Truss, e cila u bë kryeministre më pak se gjashtë javë më parë, po përballet me një revoltë nga ligjvënësit e partisë së saj këtë javë. Por, ajo mbeti sfiduese, duke thënë se, tani është koha për t'u përqëndruar në realizimin e paketës së energjisë. Për këtë jam duke menduar si kryeministre.
Ndërkaq, ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, tha se po krijonte një Këshill Këshillimor Ekonomik për t'i ofruar atij "këshilla të pavarura ekspertësh", ndërsa përpiqet të nxjerrë ekonominë nga një krizë besimi mes investitorëve.
Duke folur para ligjvënësve në Dhomën e Komunave për herë të parë në rolin e tij të ri, Hunt tha se nuk ishte kundër idesë së një takse të përkohshme nëse sektori i energjisë do të kishte bërë të ardhura të vërteta dhe jo një rritje ciklike të fitimeve.
Hunt gjithashtu mbrojti vendimin e tij për të mos qëndruar me politikën e heqjes së kufirit për bonuset e bankierëve të paraqitur nga paraardhësi i tij, Kwasi Kwarteng, duke argumentuar se qeveria do të marrë më shumë taksa nga bankierët e pasur.
Më parë, Hunt hoqi një pjesë të madhe të planit ekonomik të kryeministres Liz Truss dhe zvogëloi skemën e saj të madhe të mbështetjes energjetike, duke bërë një kthesë historike të politikës në përpjekje për të frenuar një humbje dramatike të besimit të investitorëve.
Zëdhënësi i Truss mohoi që Hunt po drejtonte vendin pasi strategjia e tij e re e çoi paundin në rritje dhe ndihmoi që çmimet e bonove të qeverisë të fillonin të rikuperoheshin nga trazirat që pasuan planin e qeverisë së saj të 23 shtatorit për shkurtimet e pafinancuara të taksave.
SCAN
Sondazh

Kina pezullon shitjet e gazit - Synon të sigurojë furnizimet për konsumatorët brenda vendit
Qeveria kineze u ka kërkuar ndërmarrjeve që importojnë gaz natyror të ndalojnë rishitjen për blerësit në Europë dhe Azi, ndërsa kërkon të sigurojë furnizime......

Kafeja “mall i ndaluar” për japonezët?! - Zhvlerësimi i jenit po rrit çmimet. Vitin e kaluar, Japonia konsumoi rreth 420 mijë ton
Industria japoneze e kafesë, e cila ende po ndjen pasojat e COVID-19, tani po përballet me sfida të reja të shkaktuara nga zhvlerësimi i monedhës së vendit.......

Automjetet elektrike ekspozohen në Paris - Mungojnë markat gjermane, pasi mendojnë të kursejnë!
Një version më i reduktuar i Motor Show në Paris u hap të hënën me shumë automjete elektrike të ekspozuara. Por, asnjë Porshe, Audi apo Volkswagen, pasi shumë......

Pajisjet ngrohëse kineze “zbulojnë” Europën - Gjatë këtij viti, eksportet në Kontinentin e Vjetër nga kompanitë në Cixi City u rritën 55%
Kompanitë në Cixi City, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, po regjistrojnë rritje të porosive në eksportet e ngrohësve portativë dhe pajisjeve të tjera të......

Kroacia, një “portë energjetike” - Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë, "përgjigja" ndaj infrastrukturës sovjetike
Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë si përgjigja konkurruese e Jugosllavisë ndaj infrastrukturës sovjetike mund të ndihmojë Kroacinë të dalë fitimtare......

Qeveria, e “prerë” për pagat e pedagogëve - Rama: T’u lihet radhë nevojtarëve. Kovaçi: Universitetet në gjendje kënetore
Pedagogët vijojnë në ditën e dytën radhazi të bojkotimit të mësimit në universitete, por qeveria tregohet e prerë në vendimin e saj për mosrritjen e mëtejshme......

Doganat, akses “intim” në e-Albanian e qytetarëve! - 10 mijë euro gjobë, përdorim pa kriter i sitemit TIMS
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është gjobitur me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh apo 10.3 mijë euro nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale......

“Vjelja” nga ndërtimet e reja prek kulmin - Cilat janë bashkitë që dyfishuan të ardhurat nga taksa e infrastrukturës?
Vërshimi i ndërtimeve të reja është furnizuesi më i mirë i buxheteve vendore në vend dhe gjysma e parë e këtij viti konsiderohet si një kulm në këtë drejtim. ......