Pajisjet ngrohëse kineze “zbulojnë” Europën - Gjatë këtij viti, eksportet në Kontinentin e Vjetër nga kompanitë në Cixi City u rritën 55%

Kompanitë në Cixi City, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, po regjistrojnë rritje të porosive në eksportet e ngrohësve portativë dhe pajisjeve të tjera të ngrohjes për klientët europianë, të cilët pritet të përballen me një sezon të ashpër dimri me furnizim të kufizuar të gazit natyror dhe kosto të larta të energjisë.
Tetori dikur shënonte fillimin e sezonit për prodhimin e ngrohësve, por këtë vit, linjat e montimit të produkteve të ndryshme termike kanë nisur më përpara punën, pasi të gjitha llojet e pajisjeve të ngrohjes dhe batanijet elektrike janë të tejet të kërkuara nga klientët europianë.
E konsideruar si "baza e prodhimit" për produktet termike, vlera e eksportit e produkteve termike në këtë qytet në tetë muajt e parë të këtij viti arriti në rreth 470 milionë dollarë, mbi 26% më shumë krahasuar me vitin 2021. Produktet që shkuan në Europë kapin vlerën rreth 210 milionë dollarë, një rritje vjetore mbi 55%.
Kompania Yulong Electric Appliance ka shitur produkte ngrohje për më shumë se 10 vjet dhe regjistroi një rritje të shitjeve prej mbi 30% gjatë nëntë muajve të fundit.
"Europa zë rreth 60% të tregut tonë. Produktet më të njohura janë me kosto efektive, me çmime të ulëta dhe të mesme. Kemi rreth 200 lloje ngrohësesh, por vendet europiane dhe amerikane preferojnë ngrohës të lëvizshëm", deklaroi menaxheri i përgjithshëm i kompanisë.
"Cixi ka rreth 100 kompani të eksportit të pajisjeve ngrohëse. Që nga gjysma e dytë e këtij viti, ngrohësit elektrikë janë renditur si produkti i dytë më i madh i eksportit në qytet. Ngrohësit do të ruajnë rritjen e shpejtë deri në fund të vitit, para Krishtlindjeve", theksoi një nga zyrtarët.
SCAN
Sondazh

Kroacia, një “portë energjetike” - Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë, "përgjigja" ndaj infrastrukturës sovjetike
Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë si përgjigja konkurruese e Jugosllavisë ndaj infrastrukturës sovjetike mund të ndihmojë Kroacinë të dalë fitimtare......

Qeveria, e “prerë” për pagat e pedagogëve - Rama: T’u lihet radhë nevojtarëve. Kovaçi: Universitetet në gjendje kënetore
Pedagogët vijojnë në ditën e dytën radhazi të bojkotimit të mësimit në universitete, por qeveria tregohet e prerë në vendimin e saj për mosrritjen e mëtejshme......

Doganat, akses “intim” në e-Albanian e qytetarëve! - 10 mijë euro gjobë, përdorim pa kriter i sitemit TIMS
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është gjobitur me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh apo 10.3 mijë euro nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale......

“Vjelja” nga ndërtimet e reja prek kulmin - Cilat janë bashkitë që dyfishuan të ardhurat nga taksa e infrastrukturës?
Vërshimi i ndërtimeve të reja është furnizuesi më i mirë i buxheteve vendore në vend dhe gjysma e parë e këtij viti konsiderohet si një kulm në këtë drejtim. ......

Vetting-u bën kërdinë, nxjerr nga sistemi mbi 300 magjistratë - KPK shkarkon 125 gjyqtarë e 82 prokurorëve, 85 të tjerë largohen me dorëheqje
Nga shkurti i vitit 2018 e deri tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, ka boshatisur sistemin e drejtësisë me numrin shumë të......

Nisin shpronësimet te Bulevardi i ri, 31 milionë dollarë pronarëve - Këshilli i Ministrave publikon listën me 200 pronarët, procedurat brenda 3 muajve
Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të ‘Unazës së madhe’ Tiranë nga ‘Sheshi Shqiponja’–‘Bulevardi i Ri’ dhe ‘Rikualifikimi i ‘Unazës......

Exxon largohet duarbosh nga Rusia me projektin e naftës të 'përfunduar në mënyrë të njëanshme'!
Exxon Mobil Corp njoftoi se u largua plotësisht nga Rusia pasi Presidenti Vladimir Putin shpronësoi pronat e saj pas shtatë muajsh diskutime mbi një transferim......

100 më të pasurit e Indisë 2022 - Pasuria kolektive rritet në 800 miliardë dollarë, falë rritjes nga Gautam Adani, një nga manjatët më të pasur në botë
Ringjallja e kërkesës së Indisë pas pandemisë e fuqizoi ekonominë e saj të bëhej e pesta më e madhe në botë, duke tejkaluar Britaninë e Madhe. Por tregu i......