Qeveria, e “prerë” për pagat e pedagogëve - Rama: T’u lihet radhë nevojtarëve. Kovaçi: Universitetet në gjendje kënetore

Pedagogët vijojnë në ditën e dytën radhazi të bojkotimit të mësimit në universitete, por qeveria tregohet e prerë në vendimin e saj për mosrritjen e mëtejshme të pagave për këtë shtresë të shoqërisë. Në një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike të vendit, kryeministri Rama tha se pedagogët kanë fitime prandaj duhet t’u lënë hapësirë shtresave në nevojë për financim.
'Universiteti të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Mos të harrojmë dy punësimi nga universiteteve private, ca në të bardhë dhe ca në të zezë. Ai 7% duket shumë pastaj në krahasim me zjarrfikësit. Tani më fal po duhet të kemi dhe një sens të realitetit, duhet të lëmë një radhë te nevojtarët e sotëm të këtij vendi," u shpreh ai.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se universitet duhet të rrisin buxhetin e tyre me projekte dhe jo të mjaftohen me tarifat e studentëve. Ajo shtoi se do të ndërmerren hapa për një rivlerësim ligjor të universiteteve.
‘Do të bëjmë një rivlerësim të thellë ligjor të universiteteve. Ne duhet të sigurohemi që universitetet tona performojnë në kuadër të ligjit dhe më pas hapi tjetër është rankimi i universiteteve.. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat,' tha ajo.
Teksa prej javësh rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nuk ka reaguar për protestën e inicuar nga pedagogët e këtij institucioni, në mbledhjen me rektorët ai tha se për problemet është ngritur një punë për të vlerësuar në çfarë gjendje është Universiteti i Tiranës. Nga ana tjetër në universitete vijojnë protestat. Për deklaratën e kryeministrit Rama në lidhje rritjen e pagave në mënyrë uniforme ka reaguar dhe Sindikata e Pedagogëve. Kryetari Sandër Kovaci tha se universitetet janë në gjendje kënetore dhe për këtë arsye protestat do vijojnë çdo ditë para universiteteve së bashku me studentët.
SCAN
Sondazh

Doganat, akses “intim” në e-Albanian e qytetarëve! - 10 mijë euro gjobë, përdorim pa kriter i sitemit TIMS
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është gjobitur me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh apo 10.3 mijë euro nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale......

“Vjelja” nga ndërtimet e reja prek kulmin - Cilat janë bashkitë që dyfishuan të ardhurat nga taksa e infrastrukturës?
Vërshimi i ndërtimeve të reja është furnizuesi më i mirë i buxheteve vendore në vend dhe gjysma e parë e këtij viti konsiderohet si një kulm në këtë drejtim. ......

Vetting-u bën kërdinë, nxjerr nga sistemi mbi 300 magjistratë - KPK shkarkon 125 gjyqtarë e 82 prokurorëve, 85 të tjerë largohen me dorëheqje
Nga shkurti i vitit 2018 e deri tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, ka boshatisur sistemin e drejtësisë me numrin shumë të......

Nisin shpronësimet te Bulevardi i ri, 31 milionë dollarë pronarëve - Këshilli i Ministrave publikon listën me 200 pronarët, procedurat brenda 3 muajve
Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të ‘Unazës së madhe’ Tiranë nga ‘Sheshi Shqiponja’–‘Bulevardi i Ri’ dhe ‘Rikualifikimi i ‘Unazës......

Exxon largohet duarbosh nga Rusia me projektin e naftës të 'përfunduar në mënyrë të njëanshme'!
Exxon Mobil Corp njoftoi se u largua plotësisht nga Rusia pasi Presidenti Vladimir Putin shpronësoi pronat e saj pas shtatë muajsh diskutime mbi një transferim......

100 më të pasurit e Indisë 2022 - Pasuria kolektive rritet në 800 miliardë dollarë, falë rritjes nga Gautam Adani, një nga manjatët më të pasur në botë
Ringjallja e kërkesës së Indisë pas pandemisë e fuqizoi ekonominë e saj të bëhej e pesta më e madhe në botë, duke tejkaluar Britaninë e Madhe. Por tregu i......

Australia sfidon Kinën me minierat e nxjerrjes së mineraleve të rrallë nga toka!
Në pluhurin e kuq të Australisë qendrore, firma minerare Arafura po planifikon të ndërtojë një minierë dhe një strukturë përpunimi për elementët shumë të......

Rubla ruse e qëndrueshme ndërsa eksportuesit konvertojnë valutën e huaj
Tregjet ruse e nisën ditën në mënyrë të qëndrueshme të martën pasi pagesat e taksave në fund të muajit ofruan mbështetje për një rubël të goditur nga......