Nisin shpronësimet te Bulevardi i ri, 31 milionë dollarë pronarëve - Këshilli i Ministrave publikon listën me 200 pronarët, procedurat brenda 3 muajve

Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të ‘Unazës së madhe’ Tiranë nga ‘Sheshi Shqiponja’–‘Bulevardi i Ri’ dhe ‘Rikualifikimi i ‘Unazës Lindore’ parashikon prishjen e shumë ndërtimeve ekzistuese, të cilat do t’i kushtojnë Qeverisë rreth 31 milionë dollarë. Ka hyrë tashmë në fuqi vendimi për shpronësimet nga të cilat do të preken rreth 200 pasuri, kryesisht të llojit truall bashkë me ndërtimet përkatëse.
Këshilli i Ministrave ka publikuar listën më pronarët e pasurive të paluajtshme, prone private, që shpronësohen për prona të llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”. Fatura totale e shpronësimeve shkon në 3.1 miliardë lekë, afërisht 31 milionë dollarë.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimit të Qeverisë në Fletoren Zyrtare ndërkohë që afati i përfundimit të shpronësimit duhet të përfundojë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, përcakton Këshilli i Ministrave, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi pasqyron në kartelat e pasurive të paluajtshme informacionin për miratimin e shpronësimit, për interes publik, të pasurive prone private, të cilat preken nga realizimi i projektit.
Po ashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin, kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe regjistrimi i aktit të kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Exxon largohet duarbosh nga Rusia me projektin e naftës të 'përfunduar në mënyrë të njëanshme'!
Exxon Mobil Corp njoftoi se u largua plotësisht nga Rusia pasi Presidenti Vladimir Putin shpronësoi pronat e saj pas shtatë muajsh diskutime mbi një transferim......

100 më të pasurit e Indisë 2022 - Pasuria kolektive rritet në 800 miliardë dollarë, falë rritjes nga Gautam Adani, një nga manjatët më të pasur në botë
Ringjallja e kërkesës së Indisë pas pandemisë e fuqizoi ekonominë e saj të bëhej e pesta më e madhe në botë, duke tejkaluar Britaninë e Madhe. Por tregu i......

Australia sfidon Kinën me minierat e nxjerrjes së mineraleve të rrallë nga toka!
Në pluhurin e kuq të Australisë qendrore, firma minerare Arafura po planifikon të ndërtojë një minierë dhe një strukturë përpunimi për elementët shumë të......

Rubla ruse e qëndrueshme ndërsa eksportuesit konvertojnë valutën e huaj
Tregjet ruse e nisën ditën në mënyrë të qëndrueshme të martën pasi pagesat e taksave në fund të muajit ofruan mbështetje për një rubël të goditur nga......

Euro vijon forcimin përballë dollarit - Yellen siguron tregjet se SHBA nuk do të ndërhyjë për të dobësuar dollarin
Euro është forcuar lehtë përballë dollarit amerikan edhe në sesionin e sotëm, duke u ngjitur në mbi 0.98 dollarë, niveli më i lartë që nga 6 tetori.......

Brenti, i qëndrueshëm pranë 92 dollarë - Kompanitë në SHBA rrisin prodhimin e naftës argjilore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 92 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga dobësimi i dollarit amerikan. Por, rritja e......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga vendimi i Britanisë për të rishikuar planin e uljes së taksave
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas kthesës 180 gradë të qeverisë britanike në lidhje me të ashtuquajturin “mini buxhet”.......

Masa prej 360 milionë euro kundër krizës: Qytetarët maqedonas të pakënaqur!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash prej 360 milionë euro kundër krizës për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet......