Brenti, i qëndrueshëm pranë 92 dollarë - Kompanitë në SHBA rrisin prodhimin e naftës argjilore

Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 92 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga dobësimi i dollarit amerikan. Por, rritja e prodhimit të naftës argjilore në SHBA dhe shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e rritjes së interesave nga bankat qëndrore, po ushtrojnë presion mbi çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Dollari amerikan është dobësuar përballë monedhave kryesore, gjatë dy ditëve të fundit, pasi ministri i ri i financave në Britani, Jeremy Hunt, njoftoi një ndryshim drastik të planit fillestar për uljen e taksave.
Prodhimi i naftës argjilore në Teksat, që është me e madhja në SHBA, pritet të rrisë prodhimin me rreth 50 mijë fuçi në ditë, në një rekord prej 5.453 milionë fuçi në ditë, njoftoi Agjencia për Informimin mbi Energjinë. Vendimi vjen në përgjigje të OPEC+, që vendosi në fillim të këtij muaji të ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga nëntori.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga vendimi i Britanisë për të rishikuar planin e uljes së taksave
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pas kthesës 180 gradë të qeverisë britanike në lidhje me të ashtuquajturin “mini buxhet”.......

Masa prej 360 milionë euro kundër krizës: Qytetarët maqedonas të pakënaqur!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash prej 360 milionë euro kundër krizës për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet......

Fillojnë punimet në kabllon më të gjatë nënujore në botë - Faza e parë lidh rrjetet e Qipros dhe Greqisë
Zyrtarët shënuan nisjen e punimeve në Interkoneksionin EuroAsia, i cili do të bëhet kablloja më e gjatë dhe më e thellë e energjisë elektrike nënujore në botë.......

Gjermania vendos t’i lërë në punë centralet bërthamore për të evituar krizën gjatë dimrit!
Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha fund debateve brenda koalicionit të tij trepartiak dhe vendosi që Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike në......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa monedha europiane rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës në raport e ditën e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.2 lekë dhe është shitur me......

Government reviews the debt scheme; not every step passes through parliament - Immunity and exemption from taxes directly from the Minister of Finance
The Albanian government has prepared a law that makes optional the obligation to obtain the approval of the parliament for any procedure for borrowing in......

“Green Coast” finalizon 2 projekte në Himarë - Kreu i bashkisë vlerëson bashkëpunimin, Goro: Investime të përbashkëta edhe për zhvillimin turistik
Kompania Green Coast, pjesë e Grupit BALFIN ka finalizuar 2 projekte në Bashkinë Himarë, duke mundësuar që fëmijët e çerdhes dhe kopshtit të kenë kushte më......

Qeveria rishikon skemën e borxhit, jo çdo hap kalon në parlament - Imuniteti dhe përjashtimi nga taksat, direkt nga ministri i Financave
Qeveria shqiptare ka përgatitur një ligj që në thelb e bën fakultative detyrimin që për huamarrjen e në tregjet e jashtme të merret edhe miratimi i parlamentit......