Masa prej 360 milionë euro kundër krizës: Qytetarët maqedonas të pakënaqur!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash prej 360 milionë euro kundër krizës për kategoritë e rrezikuara sociale, pensionistët, institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe biznese të caktuara.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, thotë se prioritet i qeverisë mbetet mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive. "Masat janë për uljen e shpenzimeve dhe konsolidim fiskal të shtetit, gjithashtu për rritjen e të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër nuk kemi thënë, se ndonjë të punësuari do t'i ndërpritet kontrata e punës dhe se do të mbetet pa punë”, ka deklaruar Kovaçevski.
Sindikata e Punonjësve të Administratës Publike vlerëson, se qeveria me këto masa anti-krizë është në kundërshtim me ligjin e punës. Tërpe Deanoski kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Administratës Publike thotë se, masa të tilla do t'i kundërshtoj me të gjitha format e mundshme.
Zdravko Savevski nga Instituti për Shkenca Humane dhe Shoqërore, masat e qeverisë i cilëson si "ndihmë e parë” në gjendje emergjente. Ai thekson se krahas këtyre masave, qeveria maqedonase duhet të parandalojë edhe rritjen e çmimeve jo vetëm përmes kufizimit të marzhës, por edhe me ndryshimin e politikave tatimore.
Drilon Iseni nga OEMVP thotë, se këto masa më shumë i adresojnë problemin social dhe nuk janë të qëndrueshme. Për bizneset nuk mund të thuhet se ka ndonjë masë konkrete që do të ndihmojë. Nëse mungon ndihma për kompanitë në aspektin e mbulimit të kostove të mëdha për energjinë elektrike një pjesë e tyre do t'i mbyllin bizneset e tyre.
Qytetarët thonë se ndihma financiare prej rreth 50 eurove, përkatësish 25 euro për kategorinë e qytetarëve me status të rrezikuar social dhe për pensionistët, është e pamjaftueshme kur merret parasysh vala e shtrenjtimit masiv dhe akut të produkteve bazë.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave , shporta e konsumit për një familje me katër anëtarë ka arritur në 50.000 denarë apo rreth 800 euro, ndërkohë që paga mesatare është diku më shumë se 500 euro. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Fillojnë punimet në kabllon më të gjatë nënujore në botë - Faza e parë lidh rrjetet e Qipros dhe Greqisë
Zyrtarët shënuan nisjen e punimeve në Interkoneksionin EuroAsia, i cili do të bëhet kablloja më e gjatë dhe më e thellë e energjisë elektrike nënujore në botë.......

Gjermania vendos t’i lërë në punë centralet bërthamore për të evituar krizën gjatë dimrit!
Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha fund debateve brenda koalicionit të tij trepartiak dhe vendosi që Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike në......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa monedha europiane rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës në raport e ditën e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.2 lekë dhe është shitur me......

Government reviews the debt scheme; not every step passes through parliament - Immunity and exemption from taxes directly from the Minister of Finance
The Albanian government has prepared a law that makes optional the obligation to obtain the approval of the parliament for any procedure for borrowing in......

“Green Coast” finalizon 2 projekte në Himarë - Kreu i bashkisë vlerëson bashkëpunimin, Goro: Investime të përbashkëta edhe për zhvillimin turistik
Kompania Green Coast, pjesë e Grupit BALFIN ka finalizuar 2 projekte në Bashkinë Himarë, duke mundësuar që fëmijët e çerdhes dhe kopshtit të kenë kushte më......

Qeveria rishikon skemën e borxhit, jo çdo hap kalon në parlament - Imuniteti dhe përjashtimi nga taksat, direkt nga ministri i Financave
Qeveria shqiptare ka përgatitur një ligj që në thelb e bën fakultative detyrimin që për huamarrjen e në tregjet e jashtme të merret edhe miratimi i parlamentit......

Garancitë Sovrane të biznesit i kalojnë Agjencisë së Trajtimit të Kredive - Verifikim subjekteve që s’paguajnë! Bllokim llogarive bankare kur rezulton aftësi paguese
Agjencia e Trajtimit të Kredive do të marrë një rol më të rëndësishëm në menaxhimin e garancive shtetërore. Kjo parashikohet në një ndryshimet e reja që......

Akumulatorët elektrikë, pa akcizë - Propozimi i qeverisë për kursimin e energjisë, 50 milionë lekë më pak në buxhet
Akumulatorët elektrikë do të përjashtohen nga taksa e akcizës”. Gjithcka përcaktohet në ndryshimet ligjore, që janë nxjerrë për konsultim publik, si pjesë e......