Garancitë Sovrane të biznesit i kalojnë Agjencisë së Trajtimit të Kredive - Verifikim subjekteve që s’paguajnë! Bllokim llogarive bankare kur rezulton aftësi paguese

Agjencia e Trajtimit të Kredive do të marrë një rol më të rëndësishëm në menaxhimin e garancive shtetërore. Kjo parashikohet në një ndryshimet e reja që qeveria ka bërë në ligjin për borxhin publik. Nevoja për ndryshimin e ligjit lindi nga një sërë problematikash e vështirësish të ndodhura pas emetimit, në kushtet e emergjencës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, të dy garancive sovrane për t’i ardhur në ndihmë bizneseve të prekura.
Një ndryshim ligjor i rëndësishëm që synohet lidhet me kalimin te Agjencia e Trajtimit të Kredive të funksionit të rikuperimit të të drejtave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, referuar edhe garancive shtetërore apo marrëveshjeve të nënhuave nga të cilat përfitojnë subjekte publike apo ndërmarrje shtetërore, siç janë operatorët e energjisë, ujësjellësat etj., pra duke mundësuar rekuperimin e të drejtave edhe përtej skemave të veçanta të garancive, duke qenë se ATK-ja gëzon ekspertizën e nevojshme për ta bërë këtë.
“Çështja e mbledhjes së detyrimeve nga këto subjekte kundrejt buxhetit të shtetit është një problem që i është kushtuar vëmendje e veçantë gjatë auditimeve të KLSH-së, si dhe është pjesë e raporteve të lëshuara nga ky institucion, ndaj konsiderohet mëse e nevojshme ndërmarrja e të gjitha masave të mundshme në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe ndryshime të nevojshme ligjore” shkruhet në relacion.
Në këtë kontekst, nëpërmjet ndryshimeve ligjore të propozuara, ndër të tjera, Agjencisë së Trajtimit të Kredive i kalon edhe ndjekja e rikuperimit të të drejtave që i lindin Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë pas pagesave të kryera sipas skemave të garancisë. Kjo do të thotë se në rastet kur një subjekt nuk shlyen dot detyrimin e marrë me garanci shtetërore, atëhere shteti shqiptar e paguan detyrimin si pasojë e faktit se ka dhënë garanci. Por pastaj, do të jetë Agjencia e Trajtimit të Kredive ajo që do të verifikojë subjektin në fjalë, nëse ka pasur aftësi paguese ose jo dhe në bazë të verifikimit, të marrë masat e nevojshme duke arritur deri në bllokimin e llogarive bankare të subjektit dhe marrjen mbrapsht të detyrimit të paguar si garanci nga shteti.
SCAN
Sondazh

Akumulatorët elektrikë, pa akcizë - Propozimi i qeverisë për kursimin e energjisë, 50 milionë lekë më pak në buxhet
Akumulatorët elektrikë do të përjashtohen nga taksa e akcizës”. Gjithcka përcaktohet në ndryshimet ligjore, që janë nxjerrë për konsultim publik, si pjesë e......

Tre bashkitë që ndajnë “tortën” e taksave vendore - 76 % e të ardhurave “monopol”, vetëm 24 % mblidhen nga 58 bashki
Të ardhurat nga taksat vendore të 61 bashkive në vend regjistruan një nivel prej rreth 12.2 miliardë lekë apo 104.5 milionë euro në gjysmën e parë të vitit,......

Profil/ FREDERIK BASTIA - Avokati i zjarrtë i tregut të lirë
Ashtu si Anglia me shkollën e saj të lavdishme të filozofisë dhe ekonomisë politike edhe Franca e shekullit të 17 dhe 18 spikat me dritën flakëruese të......

Gruri, dokumentet e tokës penalizojnë fermerët - Rrapaj: AZHBR t’i japë zgjidhje, të mos refuzohen aplikantët për mungesë fondi
Ndërsa Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural është në fazën e përzgjedhjes së fermerëve të cilët do të përfitojnë subvencon në masën 30 mijë lekë për......

Pedagogët nisin vitin akademik me bojkot për pagat - Kovaçi: Pezullim i mësimit që në orën 8. Rektori të na bashkohet
Pa mësim por të mbledhur jashtë oborreve të fakulteteve. Kështu ka nisur ky vit i ri akademik 2022-2023. Përfaqësuesit e sindikatave shprehen të vendosur......

Paketa fiskale në Greqi, përfitojnë 3,9 milionë qytetarë - Hiqet taksa e solidaritetit dhe ajo e mirëqenies, rriten pensionet dhe paga minimale
Qeveria greke ka miratuar një paketë fiskale, ku duke nisur nga viti I ardhshëm parashikohet heqja e disa taksave, si dhe rritja e pensioneve dhe pagës......

4,7 milionë italianë nuk paguajnë faturat e energjisë - Alarmi i rritjes së çmimeve, fenomeni është më i përhapur në Italinë Qendrore
Për shkak të rritjes së çmimit, 4.7 milionë italianë nuk kanë paguar një, ose më shumë fatura të energjisë elektrike dhe gazit në 9 muajt e fundit. Një numër i......

Ekonomia kineze rrit naftën - Ndikuan vendimi i Bankës Qendrore dhe vendimet e qeverisë për shtimin e furnizimeve
Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Kina nisi disa masa të likuiditetit për të ndihmuar ekonominë e saj të goditur nga pandemia, duke ndezur shpresat për......