Europa Postuar më 28 Gusht 2026, 10:36

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Francës? - Ekonomia dominon debatit e parë televiziv mes 7 kandidatëve

Nga Lidion Kulla

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Francës? - Ekonomia

Shtatë kandidatë kryesorë që garojnë në zgjedhjet presidenciale franceze u përballën në debatin e tyre të parë, me ekonominë, borxhin publik dhe reformën e pensioneve që dominuan diskutimet e nxehta. Debati, i organizuar nga lobi kryesor i biznesit në Francë, MEDEF, filloi me Marine Le Pen, kandidatin e së majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon dhe kandidatë të tjerë duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart, por shpejt situata u bë më e tensionuar, me kandidatët që akuzonin njëri-tjetrin për propozime të rrezikshme mbi borxhin dhe pensionet.

Më pak se tetë muaj nga zgjedhjet presidenciale, ekonomia dominoi debatin e zhvilluar në Roland-Garros, që është shtëpia e French Open. Pa raketa tenisi në duar, kandidatët bënë përpjekje për të fituar mbështetjen e liderëve të biznesit të pranishëm në sallë, ndërkohë që mbronin me vendosmëri platformat dhe projektet e tyre politike.

Shtatë kandidatët përfshinin edhe dy ish-kryeministrat e presidentit francez Emmanuel Macron, centristin Gabriel Attal dhe figurën e qendrës së djathtë Edouard Philippe. Që nga periudha e pandemisë, qeveritë e njëpasnjëshme franceze kanë luftuar për të vënë nën kontroll financat publike, duke e lënë vendin me një nga deficitet më të larta fiskale në Eurozonë dhe një borxh rekord prej 117% në raport me prodhimin kombëtar.

Sondazhet e opinionit parashikojnë se Marine Le Pen, që është shprehur hapur kundër emigracionit dhe një euroskeptike, do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve prillin e ardhshëm me një diferencë të madhe dhe gjithashtu do të jetë në një pozicion të mirë për të fituar balotazhin në maj. Gjithashtu, sondazhet sugjerojnë se Melenchon mund të jetë rivali i saj në balotazh, ndërsa mundësi për të shkuar në balotazh ka edhe ish-kryeministri i qendrës së djathtë, Edouard Philippe.

Kandidatët paraqitën plane dallueshëm të ndryshme për marrëdhënien e Francës me Europën. Mélenchon deklaroi me guxim se planifikonte të mos pranonte asgjë që vinte nga Europa dhe që binte ndesh me interesat e popullit francez. Ndërsa Le Pen tha përpara liderëve të biznesit se shpenzimet duhen ulur në nivel shtetëror, por edhe të Bashkimit Europian, duke u zotuar të zvogëlojë kontributin e Francës në bllok në rreth 5 miliardë euro, nga rreth 29 miliardë euro për vitin 2026.

Kandidatët debatuan edhe mbi çështjen shumë të diskutuar; reformën e pensioneve. Protestat masive në të gjithë vendin dhe një reagim politik kundër planit të presidentit francez, Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, e detyruan Asamblenë Kombëtare të votonte në favor të pezullimit të reformës së pensioneve, deri në janar të vitit 2028.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat