Bota Postuar më 17 Tetor 2022, 12:47

Ekonomia kineze rrit naftën - Ndikuan vendimi i Bankës Qendrore dhe vendimet e qeverisë për shtimin e furnizimeve

Nga SCAN TV
Ekonomia kineze rrit naftën - Ndikuan vendimi i Bankës Qendrore dhe

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Kina nisi disa masa të likuiditetit për të ndihmuar ekonominë e saj të goditur nga pandemia, duke ndezur shpresat për një perspektivë më të mirë të kërkesës për karburant nga importuesi kryesor në botë i naftës së papërpunuar.

Kontratat e së ardhmes së naftës Brent u rritën me 81 cent, në 92.44 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua 86,33 dollarë për fuçi.

Banka qendrore e Kinës mbajti të pandryshuar normën bazë e interesit për të dytin  muaj në radhë. Gjithashtu, vendi u zotua të rrisë më shumë kapacitetin e brendshëm të furnizimit me energji, si dhe kontrollet e rrezikut në mallrat kryesore përfshirë qymyrin, naftën, gazin dhe energjinë elektrike.

Nafta gjeti mbështetje nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë komentet e presidentit kinez Xi Jinping në Kongresin e Partisë Komuniste, që siguroi politikat akomoduese për ekonominë, një shenjë pozitive për perspektivën e kërkesës.

Çmimet e naftës pritet të mbeten të paqëndrueshme pasi shkurtimet e prodhimit nga OPEC+ do të shtrëngojnë furnizimet përpara embargos së Bashkimit Europian ndaj naftës ruse, ndërkohë që një dollar i fortë amerikan dhe rritje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale kufizojnë fitimet.

Vendet anëtare të OPEC+ u takuan të dielën për të miratuar uljen e madhe të prodhimit të rënë dakord këtë muaj. OPEC+ vendosi në 5 tetor të shkurtojë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, pasi disa anëtarë tashmë po prodhojnë nën objektivat e tyre.

Pavarësisht kësaj, eksportuesi kryesor Arabia Saudite do të mbajë të qëndrueshme eksportet në tregjet kryesore të Azisë në nëntor.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat