Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2022, 15:48

Akumulatorët elektrikë, pa akcizë - Propozimi i qeverisë për kursimin e energjisë, 50 milionë lekë më pak në buxhet

Nga SCAN TV
Akumulatorët elektrikë, pa akcizë - Propozimi i qeverisë

Akumulatorët elektrikë do të përjashtohen nga taksa e akcizës”. Gjithcka përcaktohet në ndryshimet ligjore, që janë nxjerrë për konsultim publik, si pjesë e paketës fiskale për vitin 2023.

Relacioni, që shoqëron projektligjin, shpjegon se Ministria e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të zbatimit të strategjisë për kursimin e energjisë si dhe subvencionimit të çmimit të paneleve diellore, ka propozuar heqjen e akcizës për akumulatorët për panelet diellore dhe makinave elektrike.

“Me hyrjen në përdorim të makinave elektrike, që burimin e tyre të energjisë kanë akumulatoret, është e nevojshme të rishikohet akciza për këtë produkt ndërkohë që e gjithë makina elektrike jo vetëm që nuk ka akcizë, por ka edhe 0% TVSH në momentin e importit”, - thuhet ndër të tjera në relacion, duke shtuar se një masë stimulimi të përdorimit të makinave me akumulatorë është marrë tashmë në të gjithë Evropën, si pjesë e politikave të mbrojtjes së mjedisit. Ndërkaq, të ardhurat nga akciza, si pasojë e këtij përjashtimi parashikohet të reduktohen me 50 mln lekë.

Përveç ndryshimit të kësaj takse, paketa fiskale e vitit që vjen do të ketë disa ndryshme të tjerë, që sipas qeverisë bëhen në kuadër të politikave për kursimin e eenergjisë. Nje prej tyre është përjashtimi i druve të zjarrit nga TVSH, me qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e individëve në kushtet e krizës energjitike.

Po ashtu, propozohet që energjia e importuar që do të tregtohet përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e  Shtuar”. Sipas relacionit, që shoqëron projektligjin, qëllimi i kësaj mase është garantimi i tregtimin të energjisë elektrike në një treg të organizuar.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat