Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2022, 14:15

Gruri, dokumentet e tokës penalizojnë fermerët - Rrapaj: AZHBR t’i japë zgjidhje, të mos refuzohen aplikantët për mungesë fondi

Nga SCAN TV
Gruri, dokumentet e tokës penalizojnë fermerët - Rrapaj: AZHBR

Ndërsa Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural është në fazën e përzgjedhjes së fermerëve të cilët do të përfitojnë subvencon në masën 30 mijë lekë për hektarë për mbjelljen e grurit, vënia në dispozicion e dokumentacionit të tokës në pronësi apo përdorim, është kushti kryesor që duhet plotësuar dhe që po skualifikon aplikantët.

Në një intervistë për SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobniznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, shprehet se sigurimi i këtij dokumentacioni është i vështirë për fermerët dhe si e tillë në këtë rast duhet të ndërhyjë vetë AZHBR.

Sipas Rrapajt interesi për mbjelljen e grurit ka qenë i lartë dhe kjo tregon se ku ka subvencion real ka edhe angazhim. Rrapaj kërkon që të mos refuzohen fermerët që kanë aplikuar për shkak të mungesës së fondeve.

Aplikimet e fermerëve për të përfituar nga mbështja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural kanë rezultuar me një interes shumë më të lartë se fondi i vënë në dispozicion.

Sipas të dhënave zyrtare nga AZHBR,  në total kanë aplikuar me vetëdeklarim dhe zero dokumente nga e-albania 7470 fermerë dhe kërkesa për mbjellje të reja të grurit rezulton deri në 30 mijë hektare, ndërsa mbështetja e planifikuar ka qenë për 16.600 hektarë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat