4,7 milionë italianë nuk paguajnë faturat e energjisë - Alarmi i rritjes së çmimeve, fenomeni është më i përhapur në Italinë Qendrore

Për shkak të rritjes së çmimit, 4.7 milionë italianë nuk kanë paguar një, ose më shumë fatura të energjisë elektrike dhe gazit në 9 muajt e fundit. Një numër i destinuar të shtohet nëse çmimet vazhdojnë të rriten. Sipas një anketimi, 3.3 milionë italianë deklaruan se, në rast rritjesh të mëtejshme, mund ta kishin të pamundur të përballonin situatën e ardhshme me faturat e energjisë.
Situata emergjente është evidente edhe nga një e dhënë tjetër: pothuajse 2 nga 3 të anketuarit që nuk paguajnë (62%) thanë se ishte hera e parë. Sipas anketimit, nëse në nivel kombëtar përqindja e atyre që kanë deklaruar se nuk kanë paguar një ose më shumë fatura në 9 muajt e fundit është e barabartë me 10.7%, fenomeni është më i përhapur në Italinë Qendrore me 11.5% dhe në jug dhe ishuj me 11.2%. Nëse çmimi I energjisë vijon të rritet, zonat më të rrezikuara për të mos paguar janë ato të Jugut me 9.4%, krahasuar me një mesatare kombëtare prej 7.7%.
Ndërkohë, me rritjen e çmimit të energjisë, jo vetëm familjet, por edhe bashkitë po ndërmarrin masa shtrënguese. Ato janë gati të respektojnë planin e hartuar nga Ministria e Tranzicionit të Energjisë, për uljen e konsumit, me shtyrjen në kohë e ndezjes së radiatorëve, uljen e orëve të ngrohjes, temperaturën e brendshme të çuar në 19 gradë celcius.
Tashmë po përgatiten të shkurtojnë sërish, me uljen e kohës së ndriçimit ditor publik, uljen e temperaturave në godinat e bashkisë, punën inteligjente për punonjësit, kërkesën për t'i kushtuar më shumë vëmendje fikjes së kompjuterëve dhe dritave.
Sipas të dhënave, bashkitë italiane shpenzuan 1.6 miliardë euro për energjinë në vitin 2021, ndërsa vlerësohet se mund të ketë një dyfishim për vitin 2022 me 1.7-1.8 miliardë euro më shumë dhe pritet që rritjet të vijojnë edhe në vitin 2023.
SCAN
Sondazh

Ekonomia kineze rrit naftën - Ndikuan vendimi i Bankës Qendrore dhe vendimet e qeverisë për shtimin e furnizimeve
Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Kina nisi disa masa të likuiditetit për të ndihmuar ekonominë e saj të goditur nga pandemia, duke ndezur shpresat për......

Koreja e Jugut po ndalon rusët që përpiqen t'i shpëtojnë draftit ushtarak të Putinit nga deti – Shkak "dokumentacion të pamjaftueshëm dhe objektivit të paqartë"
Rusët që shkojnë në Korenë e Jugut nga rrugët detare me shpresën për t'iu shmangur draftit ushtarak të Vladimir Putinit, u ndalohet hyrja, raportoi të dielën......

Spitalet gjermane, në rrezik mbylljeje! - Mungojnë fondet për shkak të rritjes së çmimit të energjisë
Spitalet dhe klinikat në Gjermani janë gjithnjë e më shumë në rrezik falimentimi dhe mbylljeje për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, paralajmëroi......

Çmim tavan “dinamik” për gazin natyror - Propozimi i Komisionit Europian për të lehtësuar krizën energjetike
Agjencia Reuters ka zbuluar detajet e çmimit tavan “dinamik”të gazit natyror në Bashkimin Europian, i cili pritet të propozohet nga Komisioni këtë javë. Në......

Senatori demokrat ngre alarmin - Blumenthal: Sauditët mund t’i japin Rusisë teknologjinë e mbrojtjes amerikane!
Një ligjvënës i lartë demokrat ka ngritur alarmin rreth mundësisë që teknologjia e sensitive e mbrojtjes amerikane mund t’i jepet Rusisë nga Arabia Saudite në......

Gjermania përballet me një goditje prej 85 miliardë dollarë prej mungesës akute të fuqisë punëtore!
Ndërsa Gjermania përballet me një krizë energjetike që kërcënon të ardhmen e saj si një lider industrial, një mungesë akute e punëtorëve po ndërton problemet......

ERRU, vendim për tarifat e ujësjellësve - “Deri në përfundim të bashkimit të plotë, përdorni aktualet. 3 muaj kohë për licencën e re”
Enti Rregullator i Ujit ka përcaktuar procedurat që do të ndjekin shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve, që po nënshkurajnë marrëveshje për bashkimin e tyre,......

Sulmet kibernetike, Qeveria zgjeron marrëveshjen me Microsoft - Akti Normativ, ekspertët amerikanë më shumë akses. Gati ligji "Per qeverisjen elektronike"
Përmes një Akti Normativ, Këshilli i Ministrave ka vendosur të amendojë marrëveshjen me “Microsoft” për sigurinë Kibernetike duke zgjeruar fushat e angazhimit......