Tre bashkitë që ndajnë “tortën” e taksave vendore - 76 % e të ardhurave “monopol”, vetëm 24 % mblidhen nga 58 bashki

Të ardhurat nga taksat vendore të 61 bashkive në vend regjistruan një nivel prej rreth 12.2 miliardë lekë apo 104.5 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, në një rritje me rreth 21% në terma vjetorë apo rreth 17 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Krahasuar me të ardhurat e gjeneruara në gjysmën e parë të vitit 2019, të ardhurat nga taksat vendore shënuan rritje me rreth 21%. Të dhënat janë bërë publike në raportin e financave vendore të hartuar nga CO Plan dhe ajo që bie në sy është se tre bashki ndajnë mes tyre “tortën” e të ardhurave të përgjithshme nga takast vendore.
Konkretisht rreth 69% e të ardhurave nga taksat vendore gjenerohen në bashkinë Tiranë, bashkia më e madhe në vend e cila gëzon numrin më të lartë të bizneseve dhe popullsisë, ndjekur nga bashkitë Durrës (rreth 4%) dhe Vlorë (rreth 3%). Ndërsa 58 bashkitë e tjera ndajnë mes tyre vetëm 24 për qind të të ardhurave nga taksat.
Në 64% të bashkive (39/61 bashki), të ardhurat nga taksat vendore shënuan norma pozitive rritjeje. Në të kundërt, në disa bashki rezulton që të ardhurat nga taksat vendore të kenë patur tkurrje në terma vjetorë si psh. në bashkitë Kuçovë, Kurbin, Lezhë, Patos, Libohovë, Tepelenë, Mirditë, Fier etj.
Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall).
Së bashku këtu dy lloje taksash përfaqësuan rreth 88% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore në gjashtëmuajt e pare të vitit 2022. Në të kundërt, pesha dhe kontributi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe i taksave të tjera vijon të jetë i ulët.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Profil/ FREDERIK BASTIA - Avokati i zjarrtë i tregut të lirë
Ashtu si Anglia me shkollën e saj të lavdishme të filozofisë dhe ekonomisë politike edhe Franca e shekullit të 17 dhe 18 spikat me dritën flakëruese të......

Gruri, dokumentet e tokës penalizojnë fermerët - Rrapaj: AZHBR t’i japë zgjidhje, të mos refuzohen aplikantët për mungesë fondi
Ndërsa Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural është në fazën e përzgjedhjes së fermerëve të cilët do të përfitojnë subvencon në masën 30 mijë lekë për......

Pedagogët nisin vitin akademik me bojkot për pagat - Kovaçi: Pezullim i mësimit që në orën 8. Rektori të na bashkohet
Pa mësim por të mbledhur jashtë oborreve të fakulteteve. Kështu ka nisur ky vit i ri akademik 2022-2023. Përfaqësuesit e sindikatave shprehen të vendosur......

Paketa fiskale në Greqi, përfitojnë 3,9 milionë qytetarë - Hiqet taksa e solidaritetit dhe ajo e mirëqenies, rriten pensionet dhe paga minimale
Qeveria greke ka miratuar një paketë fiskale, ku duke nisur nga viti I ardhshëm parashikohet heqja e disa taksave, si dhe rritja e pensioneve dhe pagës......

4,7 milionë italianë nuk paguajnë faturat e energjisë - Alarmi i rritjes së çmimeve, fenomeni është më i përhapur në Italinë Qendrore
Për shkak të rritjes së çmimit, 4.7 milionë italianë nuk kanë paguar një, ose më shumë fatura të energjisë elektrike dhe gazit në 9 muajt e fundit. Një numër i......

Ekonomia kineze rrit naftën - Ndikuan vendimi i Bankës Qendrore dhe vendimet e qeverisë për shtimin e furnizimeve
Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Kina nisi disa masa të likuiditetit për të ndihmuar ekonominë e saj të goditur nga pandemia, duke ndezur shpresat për......

Koreja e Jugut po ndalon rusët që përpiqen t'i shpëtojnë draftit ushtarak të Putinit nga deti – Shkak "dokumentacion të pamjaftueshëm dhe objektivit të paqartë"
Rusët që shkojnë në Korenë e Jugut nga rrugët detare me shpresën për t'iu shmangur draftit ushtarak të Vladimir Putinit, u ndalohet hyrja, raportoi të dielën......

Spitalet gjermane, në rrezik mbylljeje! - Mungojnë fondet për shkak të rritjes së çmimit të energjisë
Spitalet dhe klinikat në Gjermani janë gjithnjë e më shumë në rrezik falimentimi dhe mbylljeje për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, paralajmëroi......