Shtrëngohen kontrollet për shkollat private - Verifikim për licencat, dokumentacionin dhe diplomat e huaja

Shkollat private do të jenë nën një kontroll më të fortë gjatë vitit të ri shkollor 2026-2027. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit përcakton detyrime të posaçme për funksionimin e institucioneve private, nga verifikimi i kritereve të licencimit te raportimi i të dhënave për nxënësit, mësuesit dhe aktivitetin e shkollës.
Strukturat përgjegjëse të arsimit duhet të bëjnë vlerësimin e kritereve të licensimit dhe të kushteve në të cilat ushtrohet veprimtaria e çdo institucioni privat.
Nga ana tjetër, shkollat duhet të dorëzojnë në fillim të vitit shkollor të dhëna statistikore për numrin e nxënësve, listën e mësuesve, certifikatën e regjistrimit në organin tatimor dhe planin vjetor të institucionit.
Rregulla të veçanta parashikohen edhe për rastet kur një shkollë private ndërpret aktivitetin.
Institucioni duhet të njoftojë strukturat arsimore vendore, Agjencinë e Sigurimitt ë Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Ministrinë e Arsimit dhe Qendrën Kombëtatre të Biznesit, si edhe të dorëzojë dokumentacionin shkollore sipas procedurave të përcaktuara.
Një tjetër pikë lidhet me shkollat private që funksionojnë në gjuhë të huaj dhe lëshojnë diploma të huaja. Për maturantët që duan të vijojnë studimet në universitetet shqiptare, shkollat duhet të bashkëpunojnë me strukturat përkatëse lidhur me procedurat e njësimit të diplomave.
Ndërkaq, për nxënësit që synojnë të studiojnë jashtë vendit, institucionet duhet të ndjekin kriteret e dhe procedurar e shteteve ku do të aplikojnë. Udhëzimi synon që kontrolli mbi arsimin privat të mos kufizohet vetëm te momenti i licencimit, por të shtrihet edhe gjatë funksionimit të institucioneve, raportimit të aktivitetit dhe mënyrës se si trajtohet dokumentacioni në rast mbylljeje.
Java mbyllet pozitivisht për Dollarin dhe Euron – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse vijon të qëndrojë nën kuotën e 80 lekë ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme duke mbyllur këtë javë......
OPEC+ humbet ndikimin në tregun e naftës - Rritet paaftësia për të qenë mbizotëruese
Gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Iran, aleanca më e fuqishme e naftës në botë, OPEC+, e gjen veten në një pozicion të panjohur: është e paaftë për të......
Von der Leyen rrit presionin ndaj Kinës: “Bisedimet për të ulur deficitin tregtar rekord nuk po sjellin përparim”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nëse bisedimet për të ulur deficitin tregtar rekord me Kinën nuk sjellin ndonjë përparim,......
Shkurtime masive në buxhetin e BE - Kërkesa e 6 vendeve për Komisionin: Rritja është e papërballueshme
Kancelari gjerman Friedrich Merz, së bashku me krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera donatore të Bashkimi Europian, ka bërë thirrje për shkurtime......
Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Francës? - Ekonomia dominon debatit e parë televiziv mes 7 kandidatëve
Shtatë kandidatë kryesorë që garojnë në zgjedhjet presidenciale franceze u përballën në debatin e tyre të parë, me ekonominë, borxhin publik dhe reformën e......
Rekord financimi për startup-et/ 600 milionë lekë për 163 sipërmarrje inovative
Shqipëria rrit ndjeshëm mbështetjen për startup-et. Programi i Financimit Grant 2026 i Innovation4Albania sjell këtë vit fondin më të madh që prej krijimit......
Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri - AIDA: Sipërmarrjet, përqendrim të lartë në kryeqytet
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën të ditur se deri në korrik të vitit 2026, në vend operojnë 19 mijë e 370 kompani me kapital të huaj ose të......
Kredia për ekonominë kalon pragun e 1 trilion lekëve/ Huatë e reja rriten me 32%, financimi për banesa ngjitet ndjeshëm
Kredia për ekonominë ka kaluar për herë të parë pragun e 1 trilion lekëve, duke shënuar një nivel të ri historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë,......

