Shkurtime masive në buxhetin e BE - Kërkesa e 6 vendeve për Komisionin: Rritja është e papërballueshme

Kancelari gjerman Friedrich Merz, së bashku me krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera donatore të Bashkimi Europian, ka bërë thirrje për shkurtime drastike në buxhetin e ardhshëm të BE-së. "Propozimet aktuale nga Komisioni Evropian për një rritje deri në 60% janë "thjesht të papërballueshme", tha Kancelari pas një takimi në Berlin. Sipas Merz, shuma e propozuar duhet të reduktohet "me disa qindra miliardë euro" dhe shkurtime do të ndikojnë thuajse të gjitha fushat.
Në takimin konfidencial në Berlin morën pjesë kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri finlandez Petteri Orpo dhe kancelari austriak Christian Stocker. Kryeministrat e Holandës dhe Suedisë morën pjesë nëpërmjet video-konferencës.
Këto gjashtë vende financojnë rreth 40% të buxhetit europian. Merz theksoi gjithashtu se këto vende ofrojnë 70% të ndihmës dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së për Ukrainën.
Në një deklaratë të përbashkët, grupi i shteteve kontribuese të Unionit bëri thirrje për "realizëm dhe reforma" për kornizën financiare shumëvjeçare, e cili hyn në fuqi më 1 janar 2028. Siguria, sovraniteti, migrimi dhe konkurrueshmëria e Bashkimit Europian duhet të jenë në "zemër” të buxhetit.
"Në një kohë kur praktikisht të gjitha shtetet anëtare po ndërmarrin masa "të dhimbshme” buxhetore, buxheti i BE-së nuk mund të jetë përjashtim", thuhet në deklaratë.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, gjashtë shtetet hodhën poshtë gjithashtu emetimin e ri të borxhit të përbashkët të BE-së. Ata argumentuan se "kjo nuk është zgjidhje për sfidat tona buxhetore dhe alternativë ndaj reformave strukturore”. Për më tepër, ata pohuan se institucionet e BE-së duhet t'i menaxhojnë detyrat e tyre me nivelet ekzistuese të personelit.
"Me një buxhet të shekullit të 20-të, ne nuk do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat e shekullit të 21-të", tha Merz. Qëllimi është që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti, nëse është e mundur. Grupi synon të paraqesë një qëndrim të unifikuar në konsultimet e BE-së që fillojnë në tetor.
Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Francës? - Ekonomia dominon debatit e parë televiziv mes 7 kandidatëve
Shtatë kandidatë kryesorë që garojnë në zgjedhjet presidenciale franceze u përballën në debatin e tyre të parë, me ekonominë, borxhin publik dhe reformën e......
Rekord financimi për startup-et/ 600 milionë lekë për 163 sipërmarrje inovative
Shqipëria rrit ndjeshëm mbështetjen për startup-et. Programi i Financimit Grant 2026 i Innovation4Albania sjell këtë vit fondin më të madh që prej krijimit......
Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri - AIDA: Sipërmarrjet, përqendrim të lartë në kryeqytet
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën të ditur se deri në korrik të vitit 2026, në vend operojnë 19 mijë e 370 kompani me kapital të huaj ose të......
Kredia për ekonominë kalon pragun e 1 trilion lekëve/ Huatë e reja rriten me 32%, financimi për banesa ngjitet ndjeshëm
Kredia për ekonominë ka kaluar për herë të parë pragun e 1 trilion lekëve, duke shënuar një nivel të ri historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë,......
Ministri Salla: Sigurimet në bujqësi, skemë e re për mbrojtjen e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një skeme të sigurimeve në bujqësi, një......
“S’ka probleme teknike”, ARRSH sqaron ndalimin për automjetet me tonazh të rëndë mbi Urën e Matit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë sqarime rreth kufizimit të qarkullimit rrugor për mjetet e rënda mbi Urën e vjetër të Matit. Sipas ARRSH nuk bëhet fjalë......
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje/ Drithërat pranë minimumit të 6 viteve, humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Prodhimi i drithërave në vend ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave për prodhimin e bimëve të arave, gjatë vitit të kaluar u prodhuan 624......
Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar - Viti i ri shkollor/ Risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, mblodhi në një takim të zgjeruar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, agjencive......

