Shqipëria Postuar më 18 Tetor 2022, 12:09

Vetting-u bën kërdinë, nxjerr nga sistemi mbi 300 magjistratë - KPK shkarkon 125 gjyqtarë e 82 prokurorëve, 85 të tjerë largohen me dorëheqje

Nga SCAN TV
Vetting-u bën kërdinë, nxjerr nga sistemi mbi 300

Nga shkurti i vitit 2018 e deri tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, ka boshatisur sistemin e drejtësisë me numrin shumë të lartë të shkarkimeve, të cilit duhet ti shtohen edhe thuajse 100 dorëheqje. Komisioni ka bërë bilancin e punës nga dita e nsjes së punës deri në shtator të këtij viti.

Në këto pesë vite janë dhënë në total 563 vendime mga Shkalla e parë e Vetting-ut. 217 vendime janë dhënë për konfirmimin në detyrë të 107 gjyqtarëve, 98 prokurorëve, 2 ish-inspektorëve në KLD, 1 inspektori në KLGJ dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë;

Ndërkaq janë dhenë 211 vendime për shkarkimin nga detyra të 125 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 1 inspektori në ILD, 1 inspektori në KLGJ dhe 2 ndihmësve ligjorë.

Paralelisht janë dhënë 85 vendime për ndërprerje të procesit për 53 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorëve në KLD dhe 8 ndihmësve ligjorë + 1 ish-prokurori. Dorëheqjet lidhen me procesin e Vetting-ut. Ato bazohen në Nenin G të Aneksit të Kushtetutës, i cili përcakton se në momentin e dorëheqjes së gjyqtarëve apo prokurorëve procesi i Vetting-ut ndërpritet automatikisht.

Po ashtu KPK ka marrë 8 vendime për pushim procesi, si dhe ka vendosur përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar për 23 gjyqtarë, 13 prokurorë, 1 ish- Kryeinspektor të KLD-së dhe 1 ish-Inspektor të ILD-së (Neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe Neni 64 i Ligjit nr. 96/2016). Komisioni ka vendosur edhe pezullimin nga detyra të 3 prokurorëve dhe 1 ndihmëse ligjore.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat