Automjetet elektrike ekspozohen në Paris - Mungojnë markat gjermane, pasi mendojnë të kursejnë!

Një version më i reduktuar i Motor Show në Paris u hap të hënën me shumë automjete elektrike të ekspozuara. Por, asnjë Porshe, Audi apo Volkswagen, pasi shumë prodhues makinash kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi këtë vit dhe të kursejnë paratë.
"Shumë prodhues makinash mendojnë se të shkosh në një shfaqje automobilistike është jashtëzakonisht e shtrenjtë, kështu që ata kanë vendosur ta humbasin atë, është rasti i BMW, Jaguar ose Volkswagen Group," tha një specialist i automobilave.
Edicioni i fundit I panairit në Paris u zhvillua katër vjet më parë. Në ditën e parë kompania Renault prezantoi një makinë konceptuale tërësisht elektrike, Renault 4, një SUV i frymëzuar nga Renault 4L, që u lançua në vitet 1960. Stellantis prezantoi për herë të parë modelin Jeep's Avenger.
Renault dhe Stellantis zbuluan automjete të reja elektrike të prodhimit francez, pasi Presidenti Emmanuel Macron njoftoi subvencione më të mëdha për familjet me të ardhura të ulta për të blerë automjete elektrike dhe nxiti për më shumë prodhim vendas. Shumica e automjeteve elektrike aktualisht janë më të shtrenjta se ekuivalentët e karburanteve fosile dhe të papërballueshme për shumë njerëz.
Mungesa e automjeteve elektrike të prodhuara në Francë është një temë veçanërisht e ndjeshme në një ekspozitë makinash në Paris ku markat kineze të makinave kanë një prani të fortë.
Administratori i Përgjithshëm i Stellantis, Carlos Tavares, njoftoi se do të dyfishojë modelet e makinave elektrike që prodhon në Francë, duke shtuar se disa modele të reja të markës së saj Peugeot do të prodhohen në fabrikën e Mulhouse.
SCAN
Sondazh

Pajisjet ngrohëse kineze “zbulojnë” Europën - Gjatë këtij viti, eksportet në Kontinentin e Vjetër nga kompanitë në Cixi City u rritën 55%
Kompanitë në Cixi City, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, po regjistrojnë rritje të porosive në eksportet e ngrohësve portativë dhe pajisjeve të tjera të......

Kroacia, një “portë energjetike” - Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë, "përgjigja" ndaj infrastrukturës sovjetike
Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë si përgjigja konkurruese e Jugosllavisë ndaj infrastrukturës sovjetike mund të ndihmojë Kroacinë të dalë fitimtare......

Qeveria, e “prerë” për pagat e pedagogëve - Rama: T’u lihet radhë nevojtarëve. Kovaçi: Universitetet në gjendje kënetore
Pedagogët vijojnë në ditën e dytën radhazi të bojkotimit të mësimit në universitete, por qeveria tregohet e prerë në vendimin e saj për mosrritjen e mëtejshme......

Doganat, akses “intim” në e-Albanian e qytetarëve! - 10 mijë euro gjobë, përdorim pa kriter i sitemit TIMS
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është gjobitur me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh apo 10.3 mijë euro nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale......

“Vjelja” nga ndërtimet e reja prek kulmin - Cilat janë bashkitë që dyfishuan të ardhurat nga taksa e infrastrukturës?
Vërshimi i ndërtimeve të reja është furnizuesi më i mirë i buxheteve vendore në vend dhe gjysma e parë e këtij viti konsiderohet si një kulm në këtë drejtim. ......

Vetting-u bën kërdinë, nxjerr nga sistemi mbi 300 magjistratë - KPK shkarkon 125 gjyqtarë e 82 prokurorëve, 85 të tjerë largohen me dorëheqje
Nga shkurti i vitit 2018 e deri tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, ka boshatisur sistemin e drejtësisë me numrin shumë të......

Nisin shpronësimet te Bulevardi i ri, 31 milionë dollarë pronarëve - Këshilli i Ministrave publikon listën me 200 pronarët, procedurat brenda 3 muajve
Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të ‘Unazës së madhe’ Tiranë nga ‘Sheshi Shqiponja’–‘Bulevardi i Ri’ dhe ‘Rikualifikimi i ‘Unazës......

Exxon largohet duarbosh nga Rusia me projektin e naftës të 'përfunduar në mënyrë të njëanshme'!
Exxon Mobil Corp njoftoi se u largua plotësisht nga Rusia pasi Presidenti Vladimir Putin shpronësoi pronat e saj pas shtatë muajsh diskutime mbi një transferim......