Kafeja “mall i ndaluar” për japonezët?! - Zhvlerësimi i jenit po rrit çmimet. Vitin e kaluar, Japonia konsumoi rreth 420 mijë ton

Industria japoneze e kafesë, e cila ende po ndjen pasojat e COVID-19, tani po përballet me sfida të reja të shkaktuara nga zhvlerësimi i monedhës së vendit. Vitin e kaluar, Japonia konsumoi rreth 420,000 ton kafe. Megjithatë, zakonet e konsumit të kafesë të japonezëve mund të ndryshojnë, pasi çmimet e produkteve të ndryshme të kafesë pritet të rriten më tej me kursin e këmbimit të jenit ndaj dollarit amerikan që po dobësohet vazhdimisht në 148 jen, një nivel i ri i ulët në 32 vjet.
Zhvlerësimi i jenit ka goditur shumë industri në Japoni që mbështeten në importin e lëndëve të para, duke përfshirë industrinë e kafesë.
Në Japoni, kafeja është bërë një nga pijet e përditshme. Çdo japonez tani pi mesatarisht 11.5 filxhanë kafe në javë. Duke qenë se kokrrat e kafesë janë pothuajse të gjitha të importuara, zhvlerësimi i shpejtë i jenit ka dhënë një goditje në kafenetë.
Menaxheri i një kafeneje në Tokio, e cila funksionon prej 73 vitesh, tha se ata përdorin mesatarisht rreth 15 kilogramë kokrra kafeje çdo javë, shumica e të cilave importohen nga Brazili dhe Kolumbia.
Për shkak të rënies së prodhimit nga kushtet e pafavorshme klimatike në origjinë dhe zhvlerësimi i jenit, çmimet e blerjes së kokrrave të kafesë janë rritur me 20 deri në 30% krahasuar me vitin e kaluar.
"Ne aktualisht mbështetemi në lloje të tjera pijesh për të mbajtur lokalin hapur, por do të na duhet të rrisim çmimet e kafesë, nëse ato të importit do të vijojnë të rriten," tha menaxheri i lokalit, Maiko Shinozaki.
Jo vetëm kafenetë private janë goditur nga zhvlerësimi i jenit, por edhe supermarketet, që kanë rritur çmimin e kafesë së sapo bluar deri në 20%.
Së fundmi, Festivali i Kafesë në Tokyo, një nga ekspozitat më të mëdha në Azi, është hapur për herë të parë në tre vjet, duke tërhequr rreth 200 biznese nga 40 vende. Zhvlerësimi i shpejtë i jenit është bërë një temë e nxehtë për ekspozuesit. Disa importues thanë se duke qenë se zhvlerësimi i shpejtë i jenit ka rritur çmimet e importit, ata duhej të vazhdonin të rrisnin çmimet. Ndërkohë, disa thanë se po përpiqen të ulin kostot në mënyra të tjera.
SCAN
Sondazh

Automjetet elektrike ekspozohen në Paris - Mungojnë markat gjermane, pasi mendojnë të kursejnë!
Një version më i reduktuar i Motor Show në Paris u hap të hënën me shumë automjete elektrike të ekspozuara. Por, asnjë Porshe, Audi apo Volkswagen, pasi shumë......

Pajisjet ngrohëse kineze “zbulojnë” Europën - Gjatë këtij viti, eksportet në Kontinentin e Vjetër nga kompanitë në Cixi City u rritën 55%
Kompanitë në Cixi City, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, po regjistrojnë rritje të porosive në eksportet e ngrohësve portativë dhe pajisjeve të tjera të......

Kroacia, një “portë energjetike” - Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë, "përgjigja" ndaj infrastrukturës sovjetike
Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë si përgjigja konkurruese e Jugosllavisë ndaj infrastrukturës sovjetike mund të ndihmojë Kroacinë të dalë fitimtare......

Qeveria, e “prerë” për pagat e pedagogëve - Rama: T’u lihet radhë nevojtarëve. Kovaçi: Universitetet në gjendje kënetore
Pedagogët vijojnë në ditën e dytën radhazi të bojkotimit të mësimit në universitete, por qeveria tregohet e prerë në vendimin e saj për mosrritjen e mëtejshme......

Doganat, akses “intim” në e-Albanian e qytetarëve! - 10 mijë euro gjobë, përdorim pa kriter i sitemit TIMS
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është gjobitur me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh apo 10.3 mijë euro nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale......

“Vjelja” nga ndërtimet e reja prek kulmin - Cilat janë bashkitë që dyfishuan të ardhurat nga taksa e infrastrukturës?
Vërshimi i ndërtimeve të reja është furnizuesi më i mirë i buxheteve vendore në vend dhe gjysma e parë e këtij viti konsiderohet si një kulm në këtë drejtim. ......

Vetting-u bën kërdinë, nxjerr nga sistemi mbi 300 magjistratë - KPK shkarkon 125 gjyqtarë e 82 prokurorëve, 85 të tjerë largohen me dorëheqje
Nga shkurti i vitit 2018 e deri tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut, ka boshatisur sistemin e drejtësisë me numrin shumë të......

Nisin shpronësimet te Bulevardi i ri, 31 milionë dollarë pronarëve - Këshilli i Ministrave publikon listën me 200 pronarët, procedurat brenda 3 muajve
Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të ‘Unazës së madhe’ Tiranë nga ‘Sheshi Shqiponja’–‘Bulevardi i Ri’ dhe ‘Rikualifikimi i ‘Unazës......