Shkelje detyrimesh për centralin e Akërnisë - KLSH: Ministria nuk ka përmbushur kërkesat, rrezik për humbje të konsiderushme në arbitrazh

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka përmbushur një sërë detyrimesh për zhvillimin e projektit të centralit diellor në Akërni, duke rrezikuar humbje të konsiderueshme në arbitrazh”.
Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e auditimit financiar mbi veprimtarinë e MIE, të publikuar në shtator të këtij viti. Auditimi i procedurës së ndjekur për këtë central, u kërkua nga ish-presidenti Ilir Meta, që ishte njoftuar mbi kërkesën e bërë nga konsorciumi fitues në arbitrazhin ndërkombëtar.
Kjo kërkesë u bë kundër Republikës së Shqipërisë për disa pretendime për vendimmarrje të shtetit shqiptar që, preknin investimet e kryera përmes filialit të konsorcoiumit fitues “A.E.B.V”, si pasojë e vendimit për prishje të njëanshme të kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë.
Ndërkaq, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në bazë të Marrëveshjes për Zhvillimin e Projektit për zhvillimin e Impiantit Diellor 100 MW në Zonën Akërni, MIE duhej të përmbushte një sërë detyrimesh brenda 270 ditëve nga nënshkrimi, por asnjëri prej tyre nuk është realizuar.
Një prej tyre ishte përcaktimi i blerësit të energjisë. Por, sipas KLSH “pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Konsorciumi, MIE emëroi OSHEE si Blerës dhe shpërndau një draft të PPA tek OSHEE dhe Konsorciumi vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Zhvillimin. “MIE nuk lehtësoi asnjë komunikim midis palëve pasi dërgoi një projekt të PPA dhe përcolli komentet e Konsorciumit në OSHEE”, - shton më tej KLSH.
Nga ana tjetër, MIE nuk pranoi arsyetimet e dhëna nga Konsorciumi dhe BERZH për tokën ku do zhvillohej projekti dhe refuzoi të sigurojë vendndodhjen dhe te drejtën e kalimit. Gjithashtu, KLSH ve në dukje pretendimet e konsorciumit se MIE nuk u përgjigj fare ose dërgoi përgjigje të vonuara për shumë nga letrat e Konsorciumit.
Po ashtu sipas raportit “Ministria, pa ndonjë justifikim, pretendoi se raporti teknik i paraqitur nga Konsorciumi ishte artuar dobët, në fazë shumë të hershme dhe jo i detajuar sipas aspekteve teknike të projektit”.
“MIE nuk e pranoi kërkesën e Konsorciumit për negociata me mirëbesim për të zgjidhur mosmarrëveshjen brenda 60 ditëve nga përfundimi i marrëveshjes, gjë që çoi në paraqitjen e Konsorciumit për arbitrazh”, - shton KLSH në raportin e auditimit financiar. Sipas të dhënave nga arbitrazhi ndërkombëtar konsorciumi pretendon 110 mln euro.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Liz Truss kërkon ndjesë për gabimet! - “Tashmë kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”
Kryeministrja e Britanisë Liz Truss kërkoi falje për gabimet në programin e saj që shkaktuan tkurrjen e besimit të investitorëve dhe rënien e vlerësimeve të......

Kina pezullon shitjet e gazit - Synon të sigurojë furnizimet për konsumatorët brenda vendit
Qeveria kineze u ka kërkuar ndërmarrjeve që importojnë gaz natyror të ndalojnë rishitjen për blerësit në Europë dhe Azi, ndërsa kërkon të sigurojë furnizime......

Kafeja “mall i ndaluar” për japonezët?! - Zhvlerësimi i jenit po rrit çmimet. Vitin e kaluar, Japonia konsumoi rreth 420 mijë ton
Industria japoneze e kafesë, e cila ende po ndjen pasojat e COVID-19, tani po përballet me sfida të reja të shkaktuara nga zhvlerësimi i monedhës së vendit.......

Automjetet elektrike ekspozohen në Paris - Mungojnë markat gjermane, pasi mendojnë të kursejnë!
Një version më i reduktuar i Motor Show në Paris u hap të hënën me shumë automjete elektrike të ekspozuara. Por, asnjë Porshe, Audi apo Volkswagen, pasi shumë......

Pajisjet ngrohëse kineze “zbulojnë” Europën - Gjatë këtij viti, eksportet në Kontinentin e Vjetër nga kompanitë në Cixi City u rritën 55%
Kompanitë në Cixi City, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, po regjistrojnë rritje të porosive në eksportet e ngrohësve portativë dhe pajisjeve të tjera të......

Kroacia, një “portë energjetike” - Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë, "përgjigja" ndaj infrastrukturës sovjetike
Një tubacion nafte i ndërtuar vite më parë si përgjigja konkurruese e Jugosllavisë ndaj infrastrukturës sovjetike mund të ndihmojë Kroacinë të dalë fitimtare......

Qeveria, e “prerë” për pagat e pedagogëve - Rama: T’u lihet radhë nevojtarëve. Kovaçi: Universitetet në gjendje kënetore
Pedagogët vijojnë në ditën e dytën radhazi të bojkotimit të mësimit në universitete, por qeveria tregohet e prerë në vendimin e saj për mosrritjen e mëtejshme......

Doganat, akses “intim” në e-Albanian e qytetarëve! - 10 mijë euro gjobë, përdorim pa kriter i sitemit TIMS
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është gjobitur me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh apo 10.3 mijë euro nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale......