Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2022, 09:46

Mosfunksioni i sistemit TIMS – Policia e Shtetit jep versionin zyrtar të problemit

Nga SCAN TV
Mosfunksioni i sistemit TIMS – Policia e Shtetit jep versionin zyrtar

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me mosfunksionimin e sistemit TIMS.

Policia e Shtetit bën me dije se ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme janë realizuar disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Konfirmojmë se pas ndërhyrjes së shkurtër, mbrëmjen e djeshme, sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare” shkruhet në njoftim.

Policia e Shtetit  njofton gjithashtu se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat