Nafta zbret pranë 90 dollarë - Ndikon ngadalësimi i kërkesës dhe rritja e furnizimit në SHBA

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm europian, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Investitorët besojnë se, rritja e furnizimit të tregut në SHBA dhe ngadalësimi i ekonomisë po ushtrojnë presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 1.6 dollarë.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 83 dollarë, pas rënies me 2.6 dollarë në sesionin e kaluar. Kina, që është importuesja më e madhe e naftës në botë, vonoi publikimin e të dhënave ekonomike, duke bërë që investitorët të besojnë se ekonomia është në depresion.
Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe nga raportimet se qeveria amerikane do të vijojë të hedhë në treg rezervat strategjike për të ulur çmimet. Administrata e presidentit Biden planifikon të shesë naftë nga rezervat e saj, në përpjekje për të plotësuar mungesën në treg, të shkaktuar nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë.
Ndërkohë, vijon edhe përplasja në distancë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Rihadit zyrtar. Uashingtoni e akuzon Arabinë Saudite se ka ushtruar presion ndaj disa vendeve anëtare të OPEC për të mbvështetur uljen e prodhimit.
SCAN

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 118.7 lekë dhe shitet me 119.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Mosfunksioni i sistemit TIMS – Policia e Shtetit jep versionin zyrtar të problemit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me mosfunksionimin e sistemit TIMS. Policia e Shtetit bën me......

Analizë/ Kolapsi prej 1.5 trilion dollarë i industrisë amerikane të çipave!
Në qarkun e Ohio, flotat e kamionëve dhe buldozerëve po zhvendosin tokën në vendin e ardhshëm të fabrikave të çipave ku Intel po ndërton dy “fabs” me një kosto......

Analizë/ Një ‘dhimbje koke’ prej 1 trilion dollarë: Deficiti i buxhetit lokal kinez paraqet rreziqe më të gjera të rritjes ekonomike!
Nga çdo llogari, 1 trilion dollarë duken shumë por është kjo pikërisht shkalla e mungesave buxhetore me të cilat përballen provincat kineze, duke reduktuar......

Shkelje detyrimesh për centralin e Akërnisë - KLSH: Ministria nuk ka përmbushur kërkesat, rrezik për humbje të konsiderushme në arbitrazh
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka përmbushur një sërë detyrimesh për zhvillimin e projektit të centralit diellor në Akërni, duke rrezikuar......

Liz Truss kërkon ndjesë për gabimet! - “Tashmë kemi rivendosur stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale”
Kryeministrja e Britanisë Liz Truss kërkoi falje për gabimet në programin e saj që shkaktuan tkurrjen e besimit të investitorëve dhe rënien e vlerësimeve të......

Kina pezullon shitjet e gazit - Synon të sigurojë furnizimet për konsumatorët brenda vendit
Qeveria kineze u ka kërkuar ndërmarrjeve që importojnë gaz natyror të ndalojnë rishitjen për blerësit në Europë dhe Azi, ndërsa kërkon të sigurojë furnizime......

Kafeja “mall i ndaluar” për japonezët?! - Zhvlerësimi i jenit po rrit çmimet. Vitin e kaluar, Japonia konsumoi rreth 420 mijë ton
Industria japoneze e kafesë, e cila ende po ndjen pasojat e COVID-19, tani po përballet me sfida të reja të shkaktuara nga zhvlerësimi i monedhës së vendit.......