Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2022, 14:20

Në një vit 23,850 debitorë të rinj te tatimet - Në total mbi 192 mijë biznese me detyrime të papaguara, totali i debisë mbi 1.1 miliardë euro

Nga SCAN TV
Në një vit 23,850 debitorë të rinj te tatimet - Në

Në një hark kohor prej 12 muajsh lista e bizneseve debitorë të tatimet është shtuar me 23,850 subjektë të reja, duke ccuar në vlera rekord totalin e detyrimeve të pambledhura. Të dhënat vijnë përmes raportit të sapopublikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjatë muajve të parë të këtij viti ka audituar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Nga auditimi KLSH ka konstatuar se gjendja e detyrimeve të papaguara në fillim të vitit 2021 paraqitet në vlerën rreth 122,4 miliardë lekë që i përkiste një numri prej 168,851 subjektesh debitore. Ndërkohë që në fund të vitit 2021 këto detyrime rezultojnë në vlerën rreth 134,9 miliardë lekë, ose mbi 1.1 miliardë euro, që i përket një numri prej rreth 192,701 subjektesh debitore.

Pra, nga krahasimi i situatës në fund të vitit 2021 me atë të fillim vitit, rezulton një rritje prej rreth 12.5 miliard lekë, ose 120 milionë dollarë, të detyrimeve të papaguara dhe me 23,850 të numrit të debitorëve të shtuar në fund të vitit.

Krahasuar me një vit më parë (ku rritja e pësuar neto e detyrimeve nga 01.01.2020 në 21.12.2020 ishte me rreth 5.4 miliard lekë dhe 17,609 subjekte debitorë) kjo rritje paraqitet e konsiderueshme, si në drejtim të vlerës së detyrimeve të papaguara, ashtu edhe në numër subjektesh debitore, konkludon Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon në raportin përfundimtar, që DPT në bashkëpunim me strukturat e mbledhjes me forcë të borxhit pranë DRT-ve, të marrin masat për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin e veprimtarisë së mbledhjes së borxhit dhe marrjen e masave konkrete duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të parashikuar për uljen e borxhit tatimor, i cili gjatë periudhës objekt auditimi paraqitet me një trend rritës.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat