Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2022, 14:04

Tatim i dyfishtë për ndërtuesit, 3% për strehim social - Çifligu: Ndërtuesit nuk i njihet si shpenzim, çështja ngeci në GJK

Nga SCAN TV
Tatim i dyfishtë për ndërtuesit, 3% për strehim social -

Çfarë fshihet pas “bumit” të industrisë së ndërtimit? ishte tema e debatit e mbrëmjes së të martës në emisionin “Në Fokus” me Mira Pogaçin. Tatimi i dyfishtë për 3 % e banesës sociale ishte problematika e ngritur në studio nga avokati Genc Çifliku.

Sipas Çiflikut, kjo vlerë prej 3% taton dyfish ndërtuesit dhe është një shpenzim I panjohur për këta të fundit, duke e quajtur si e ardhur e ndërtuesve.

“Ndërsa, strehimi social është vërtet një ngarkesë, nuk është kushtetuese. Për mendimin tim, e para fare shoqëritë e ndërtimit që merren me ndërtimet nuk janë subjekte të cilat ngarkohen nga ligji për të bërë politikat sociale të shtetit. Shteti është ai që nëpërmjet tatimeve që mbledh kryen politikat e tij sociale dhe jo kompanitë private apo shoqëritë e ndërtimeve, apo subjektet e tjera. Pra, logjika e kësaj natyre na bie që kompanitë e karburantit të investojnë ndoshta për lëvizjen e paraplegjikëve,  tetraplegjikëve për nevojat që kanë. Pra, për karburant ,shoqëritë e ushqimit për t’ia kaluar shtetit pra sit ë thuash barrën që ka shteti pra funksionin kryesor të shtetit ja kalon privatit.

3% që jepet për banesat sociale taton dyfish për industrinë e ndërtimit. Nuk I zbritet kjo pjesë, pra nuk është shpenzim I njohur që ndërtuesit ta zbresin.  Kjo quhet si e ardhur e ndërtuesit. Ky 3% në të ardhurat e tij dhe mbi bazën e asaj tatohet për rezultatin financiar,  pra nuk I konsiderohet si shpenzim. Në këtë moment ka tatim të dyfishtë, pra tatohet dy herë.

Kjo çështje është çuar në gjykatën kushtetuese. Gjykata Kushtetuese për hir të së vërtetës, nuk u mor me themelin  gjykimit , u mor me anën proceduriale nisur nga fakti I përfaqësimit të kryetarit të shoqatës. Për shkak se kishte një mos rinovim të akteve në gjykatë, për një periudhë të gjatë kohore , mandate I kryetarit të dhomës kishte mbaruar,” shprehet avokati Genc Çifliku.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, më 3 maj të vitit 2018. Në nenin 19 të këtij ligji shkruhet se çdo subjekt privat, që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale.

Në ligj është e shkruar qartësisht se ndërtuesi dhuron 3% të sipërfaqes funksionale fizike, pra sipërfaqe ndërtimi. Ligji garanton edhe një mundësi të dytë për ndërtuesit, “kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi”.

Në fakt bashkitë po aplikojnë variantin e dytë duke e kthyer këtë detyrim në një taks të mirfilltë, e cila është e pa drejtë për industrinë dhe rrit cmimin e shitjes, por edhe për qytetarët të cilët paguajnë nëpërmjet kontributeve të tyre për strehimin social.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat