Qeveria, masa për kursimin e energjisë - Temperaturë të përcaktuar për kondicionerin, ndërprerje ndriçimi në rrugë e institucione

Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvaneve. Gjithçka përcaktohet në Aktin Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që gjithsesi përjashton nga ky detyrim rrugët e qytetit.
Paralelisht, sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, institucioneve shteërore iu ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit. Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masen 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.
Masa administarive do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit te institucionit, administratorit te shoqerise apo ndermarrjes, qe ka pergjegjesi administrimi pronen perkatese, në rast të mosarritjes së persëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë. Edhe për shkeljen e detyrimin për ndërprejen e ndruçimit në rrugë apo tejkalimit të gradëve të kondicionerit parashikohet gjobitja me 50 mijë lekë e titullarit.
Akti Normativ nuk eshte i zbatueshem per institucionet e ofrimit të sherbimeve shendetesore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Ndëkrohë që nuk përjashton mundësinë që Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit pergjegjes per energjine, ne varesi te situates të miratojë masa të detyrueshme per t'u zbatuar edhe nga klientët familjarë dhe jofamiljare privatë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Liberalizoni tregun për panelet diellore” -2 pr.ligje nga Vasili: Leja për vetëprodhuesit të miratohet nga OSHEE, të bëhet netimi vjetor
Lehtësim i procedurave të miratimit për instalimin e paneleve diellore për qëllime autokonsumatore, si dhe centraleve që nuk janë objekt koncesioni”. Ky është......

Gjermania humb 86 miliard euro në vit - Shkak mungesa e stafit, 50% e industrive janë të detyruara të reduktojnë prodhimin
Mungesa e punonjësve të kualifikuar, si rezultat i një popullsie në plakje të përkeqësuar nga pandemia, po prek veçanërisht industritë e mëdha prodhuese në......

Tregtia Shqipëri-Kosovë shënon rënie - INSTAT: Më pak energji elektrike, minerale dhe ushqime drejt Kosovës në shtator
Në një kohë kur lufta e Rusisë në Ukrainë vijon dhe çmimet mbeten ende të larta, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë për 9 mujorin e parë të vitit shënojnë......

Tjetër rritje e bonove 12-mujore, interesi mbi 5% - Yieldet e letrave me vlerë të Qeverisë, në nivele që nuk shiheshin prej 1 dekade
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është reflektuar menjeherë në yieldet e bonove të thesarit. Në ankandin e së martës, Yieldi mesatar i......

Një recesion po “troket” në SHBA - Fitch paralajmëron se do të ulen shpenzimet e konsumatorëve
Inflacioni dhe rritjet agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale do ta dërgojnë ekonominë amerikane në një recesion të ngjashëm me vitet 1990, duke......

Në një vit 23,850 debitorë të rinj te tatimet - Në total mbi 192 mijë biznese me detyrime të papaguara, totali i debisë mbi 1.1 miliardë euro
Në një hark kohor prej 12 muajsh lista e bizneseve debitorë të tatimet është shtuar me 23,850 subjektë të reja, duke ccuar në vlera rekord totalin e detyrimeve......

Biznesi, 13 kërkesa për ulje taksash - Jaka: Paketa fiskale gjobvënëse, të ndryshohet drafti për amnistinë fiskale
Biznesi e konsideron paketën fiskale 2023 si gjobvënëse dhe jo mbështetsë për sipërmarrjen. Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe shoqatat e biznesit i kanë adresuar......

Brexit, një “aksident rrugor” i Britanisë - Shefi i Ryanair: Mini-buxheti ishte një dështim spektakolar i konceptit më të gjerë të Brexit
Shefi i Ryanair, Michael O'Leary, e krahasoi sot situatën financiare të Britanisë me një "aksident rrugor" të shkaktuar nga referendumi i vitit 2016 i vendit......