Tregtia Shqipëri-Kosovë shënon rënie - INSTAT: Më pak energji elektrike, minerale dhe ushqime drejt Kosovës në shtator

Në një kohë kur lufta e Rusisë në Ukrainë vijon dhe çmimet mbeten ende të larta, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë për 9 mujorin e parë të vitit shënojnë ulje. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave tregohet se në harkun e muajve janar-shtator sasia e mallrave shqiptarë të shitura në Kosovë ra në 510 mijë tonë nga 860 mijë tonë në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Duke u ndalur në muajin Shtator 2022, eksportet me Kosvën ranë ndjeshëm në 24.8%. Nga 3.7 miliardë eksporte në shtator 2021, vlera ra në 2.8 miliardë eksporte në 2022.
Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2021 janë: Itali (16,8 %), Gjermani (110,5 %) dhe Maqedoni (30,5 %).
Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike, materialet e ndërtimit dhe ushqimet janë edhe grupmallrat që kanë njohur tkurrjen më të madhe në eksportet drejt Kosovës.
Tkurrje ka pasur edhe tek importet. Sipas të dhënave nga INSTAT, vlera e mallrave të blerë nga Kosova në 9 muaj ra në 136 mijë tonë, 21 mijë tonë më pak se një vit më parë.
Edhe në këtë aspect importet nga Kosova renditen ndër më të ultat në 21.6%.
Muaji shtator shënon rënie edhe tek importet nga Kosova ku në 2021 janë regjistruar 1.6 miliardë eksporte ndërsa në 2022 1.3 miliardë. Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve në këtë muaj, në krahasim me Shtator 2021 janë: Italia (7,5 %), Turqia (102,4 %) dhe Greqia (32,4 %).
SCAN
Sondazh

Tjetër rritje e bonove 12-mujore, interesi mbi 5% - Yieldet e letrave me vlerë të Qeverisë, në nivele që nuk shiheshin prej 1 dekade
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është reflektuar menjeherë në yieldet e bonove të thesarit. Në ankandin e së martës, Yieldi mesatar i......

Një recesion po “troket” në SHBA - Fitch paralajmëron se do të ulen shpenzimet e konsumatorëve
Inflacioni dhe rritjet agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale do ta dërgojnë ekonominë amerikane në një recesion të ngjashëm me vitet 1990, duke......

Në një vit 23,850 debitorë të rinj te tatimet - Në total mbi 192 mijë biznese me detyrime të papaguara, totali i debisë mbi 1.1 miliardë euro
Në një hark kohor prej 12 muajsh lista e bizneseve debitorë të tatimet është shtuar me 23,850 subjektë të reja, duke ccuar në vlera rekord totalin e detyrimeve......

Biznesi, 13 kërkesa për ulje taksash - Jaka: Paketa fiskale gjobvënëse, të ndryshohet drafti për amnistinë fiskale
Biznesi e konsideron paketën fiskale 2023 si gjobvënëse dhe jo mbështetsë për sipërmarrjen. Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe shoqatat e biznesit i kanë adresuar......

Brexit, një “aksident rrugor” i Britanisë - Shefi i Ryanair: Mini-buxheti ishte një dështim spektakolar i konceptit më të gjerë të Brexit
Shefi i Ryanair, Michael O'Leary, e krahasoi sot situatën financiare të Britanisë me një "aksident rrugor" të shkaktuar nga referendumi i vitit 2016 i vendit......

Tatim i dyfishtë për ndërtuesit, 3% për strehim social - Çifligu: Ndërtuesit nuk i njihet si shpenzim, çështja ngeci në GJK
Çfarë fshihet pas “bumit” të industrisë së ndërtimit? ishte tema e debatit e mbrëmjes së të martës në emisionin “Në Fokus” me Mira Pogaçin. Tatimi i dyfishtë......

Inflacioni në Britani kap nivelin më të lartë të 40 viteve pas rritjes masive të çmimeve!
Rritja e kostove të ushqimit dhe strehimit e ktheu inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar në nivelin më të lartë të 40 viteve në shtator. Norma vjetore e......

4 miliardë dollarë për talentet globale – Hong Kong shpall fondin për të tërhequr profesionistë dhe të diplomuar nga e gjithë bota!
Udhëheqësi i qytetit të Hong Kongut, shefi ekzekutiv John Lee, njoftoi të mërkurën se qeveria do të caktojë 30 miliardë dollarë lokalë (3.8 miliardë dollarë......