Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2022, 14:22

Tjetër rritje e bonove 12-mujore, interesi mbi 5% - Yieldet e letrave me vlerë të Qeverisë, në nivele që nuk shiheshin prej 1 dekade

Nga SCAN TV
Tjetër rritje e bonove 12-mujore, interesi mbi 5% - Yieldet e letrave me

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është reflektuar menjeherë në yieldet e bonove të thesarit. Në ankandin e së martës, Yieldi mesatar i bonove 12 mujore ka shënuar një tjetër kërcim në vlerën 5.28%. Për të kuptuar sa e fortë është rritja mjafton të kujtojmë që në verën e këtij viti bonot e thesarit me maurim 1 vjeccar shiteshin me normën mesatare të ponderuar 2.84%, pra thuasje dyfishim në pak muaj, në një kohë që yielde të tilla nuk vëreheshin prej rreth 1 dekade.

Në ankandin e mëparshëm, Yieldi  Mesatar i Ponderuar i bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arriti nivelin 4.53%, edhe ai me një rritje të dukshme nga ankandet e një jave më parë, kur yieldi mesatar i ponderuar ishte 3.95%.

Bie në sy edhe se investitorët kanë blerë thuajse tërë shumën e shpallur nga Qeveria. Shuma e emetuar nga Qeveria të martën ishte 12.7 miliardë lekë, afërisht 127 milionë dollarë. Nderkohë që shuma e pranuar u raportua 12 miliardë lekë, afërisht 120 milionë dollarë.

Rritja ishte e pritshme pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për rritjen e radhës të normës bazë të ineteresit, e cila aktualisht është në vlerën 2.25%. Faktori tjetër pas rritjes së Yieldeve në këto vlera është kërkesa e lartë e Qeverisë për borxh të brendshëm. Përgjatë gjithë këtij viti Qeveria Shqiptare ka ulur ekspozimin ndaj monedhës së përbashkët evropiane duke ju drejtuar tregut të brendshëm për të marrë borxh.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat