Europa Postuar më 19 Tetor 2022, 14:27

Gjermania humb 86 miliard euro në vit - Shkak mungesa e stafit, 50% e industrive janë të detyruara të reduktojnë prodhimin

Nga SCAN TV
Gjermania humb 86 miliard euro në vit - Shkak mungesa e stafit, 50% e

Mungesa e punonjësve të kualifikuar, si rezultat i një popullsie në plakje të përkeqësuar nga pandemia, po prek veçanërisht industritë e mëdha prodhuese në europë, nga Airbus, tek gjigantët gjermanë BMW dhe BASF. Anketat e fundit tregojnë se 50% e industrive gjermane po reduktojnë prodhimin për shkak të mungesës së stafit . Madje, vlerësohet se këto mungesa dhe si pasojë reduktimet e prodhimit i kushtojnë ekonomisë gjermane afërsisht 86 miliardë euro në vit.

Ekspertët e tregut të punës mendojnë se në periudhë afatmesme dhe afatgjatë problemi do të përkeqësohet. Gjermania po përballet me problemin më të madh të mungesës së fuqisë punëtore krahsaur me ekonomitë kryesore europiane për shumë arsye. Por, kryesorja është problemi demografik. Vlerësohet se në Gjermani mungesat e personelit arrijnë në 360,000 deri në 380,000 në vit dhe parashikohet të arrijnë në 500,000 deri në fund të dekadës.

Këtë vit Airbus u detyrua të anulonte planet për të prodhuar modelin 720 A320 në Hamburg, pjesërisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kompania ka vështirësi në gjetjen e elektricistëve, inxhinierëve dhe personelit të specializuar për instalimin e pajisjeve në kabinat e avionëve, ndaj është duke kërkuar në mënyrë aktive personel. Ndërkohë, qyteti i Hamburgut po organizon një fushatë me një buxhet prej 400 mijë euro për të tërhequr fuqinë punëtore nga Danimarka dhe për të mbuluar disa nga mungesat e saj, të cilat i kalojnë 20 mijë personat.

Edhe industria gjermane e automobilave po bën përpjekje të mëdha për të siguruar staf. BMW kohët e fundit vendosi 75,000 punonjës në programe trajnimi në teknologjitë e reja të prodhimit, të cilat parashikojnë një nivel të lartë dixhitalizimi dhe automatizimi. Gjigandi i pjesëve të këmbimit të automjeteve Continental, gjithashtu zhvendosi 10% të stafit të tij në objektet e veta të trajnimit teknologjik.

Ndërkohë, rritja e mprehtë e kostove të punës mund të veprojë si një joshje për punëtorët, por për ekonominë më të madhe të Europës do të thotë një goditje ndaj konkurrencës së saj që vjen në kohën më të keqe të mundshme. Në veçanti, industritë me energji intensive të Gjermanisë, të tilla si ajo kimike, qelqi dhe qeramika, kanë parë tashmë marzhet e tyre të fitimit të gërryer nga rritja e kostove të energjisë.

Disa fabrika janë detyruar të mbyllin njësitë e prodhimit, ose të transferojnë një pjesë të prodhimit të tyre jashtë vendit. Megjithatë, mungesat e stafit shtojnë presionin. Muajin e kaluar inflacioni në vend u regjistrua në 10.9%, norma më e lartë që nga janari 2022, kur euro u bë monedha gjermane. Në të njëjtën kohë, punonjësit e sektorit publik kërkojnë rritje pagash prej 10.5% dhe ata të metaleve një rritje prej 8%. Rritjet e mëdha të pagave të punëtorëve do të përshpejtojnë inflacionin dhe do ta shtyjnë BQE-në në rritje të reja dhe ndoshta më agresive të normave të interesit në një kohë kur ekonomia po përkeqësohet.

Vlerësohet se pagat në Gjermani do të rriten në 3.5% deri në fund të vitit të ardhshëm. Por, çmimet e larta të energjisë dhe mungesat e personelit të kualifikuar janë një pengesë për ecurinë e industrisë gjermane. Ndërkohë, ato vende me profil më të mirë demografik, si p.sh Franca, do të kenë potencial më të mirë prodhimi në të ardhmen.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat