Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2022, 10:20

Tatimet “marrin në pyetje” punonjësit e mediave për pagat - 5 subjekte të vlerësuara me nëndeklarim, çfarë përmban pyetësori!

Nga SCAN TV
Tatimet “marrin në pyetje” punonjësit e mediave për

Administrata Tatimore ka nisur kontrollet fizike në sektorin e mediave dhe të komunikimit për nëndeklarim pagash, në kuadër të fushatës antiinfomalitet të nisur në Janar të këtij vitit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pasi përfundoi faza I, në fund të muajit qershor, me kontrollin e 18 subjekteve të vlerësuara me risk të lartë nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, ka nisur faza II, e cila konsiston në kontrollin e 3 sektorëve më me risk, si: Sektori i Institucioneve të Arsimit Privat, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Shoqërive të Sigurimeve.

Në sektorin e Mediave edhe Komunikimit, kontrollet e Administratës Tatimore janë përqëndruar në 5 subjektet e vlerësuara me risk të lartë sa i takon fenomenit të nëndeklarimit të pagave, kur për pozicione si: Gazetar, kameraman, skenarist, montazhier, etj. paga është më e ulët se mesatarja e sektorit për këto profesione. Kontrolli kryehet në subjekt, përmes pyetësorëve të hartuar nga tatimet, kundrejt punonjësve të zgjedhur në mënyrë rastësore.

Forumali përmban pyetje që lidhen me stilin e jetesës, asteve në pronësi të punonjësit, pagat e familjarëve apo shpenzimet që kryen për të kuptuar pagën reale të tij. Sipas tatimeve, këto kontrolle janë në favor të punonjësve pasi synojnë deklarimin e pagave të tyre reale. Ndërkohë pjesë e kontrollit janë edhe intervistat me tatimpaguesin dhe verefikimi i gjendjes në arkë dhe lëvizjeve financiare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në vijim kontrollet, në zbatim të Planit Antiinformalitet, do të shtrihen edhe në sektorin e Shoqërive të  Sigurimeve, i treti sektor i vlerësuar me risk të lartë, pas arsimit privat dhe medias, për shkak se në subjekte të caktuara pozicione të ndryshme pune janë deklaruar me pagë më të ulët krahasuar me të njëjtat pozicione në subjekte të ngjashme, brenda të njëjtit sektor.

Në muaji gusht, administrata tatimore u dërgoi 2278 letra të personalizuara subjekteve, që i përkisnin sektorit të Shoqërive të  Sigurimeve, sektorit të Mediave dhe Komunikimit dhe sektorit të Institucioneve të Arsimit privat, 3 sektorët e tjerë të vlerësuar me risk të lartë, pas sektorit të ndërtimit dhe tregtisë, për të cilat nuk ka pasur reagim.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat