Transparenca, sa gjobiten punonjësit e administratës? - Ulet kufiri minimal për disa shkelje, shtohen masa të reja administrative
Institucionet publike apo punonjësit përgjegjës të cilët nuk respektojnë ligjin për të drejtën e informimit do të ndëshkohen me gjoba. Projekligji i ri “Për të drejtën e informimit”, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i hedhur për konsultim publik, ka si qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike, rregullimi i përgjegjësisë së personave të cilët bëhen shkak për mosdhënien e përgjigjeve për kërkesat për informacion, rritjen e përgjegjshmërisë së nëpunësve të administratës publike si dhe mbrojtjen dhe fuqizimin e koordinatorit për të drejtën e informimit gjatë ushtrimit të detyrës.
Drafti në fjalë ka bërë disa përmirësime nga ligji aktual, ku rishikohet me ulje kufiri minimal i gjobave ndërsa shtohen masa të reja administrative. Konkretisht refuzimi i dhënies së informacionit, dënohet me 50 -300 mijë lekë; mos publikimi i akteve brenda afatit ligjior dhe mos përditësimi i programit institucional të transparencës dënohet me 25 – 50 mijë lekë; moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit ligjor dënohet me 25 – 100 mijë lekë.
Ndërkohë shkelje të tjera si mosplotësimi i kërkesave për informacione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit ligjor; mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit; mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit; dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik kur autoriteti që ka marrë kërkesën e ka informacionin e kërkuar; mosnjoftimi i kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim dënohen me gjoba që variojnë nga 50-300 mijë lekë.
Gjobat e reja që janë shtuar në draftligj variojnë nga 25 mijë deri në 300 mijë lekë dhe lidhen kryesisht me mos njoftimin e kërkuesit për procedurën e rishikimit, mos arsyetim i vendimit, ose mos njoftimi i vendimit përfundimtar të autoritetit publik; mos caktimi i koordinatorit nga titullari i autoritetit publik ose mos njoftimi pranë Komisionerit mbi këtë caktim; kryerja e veprimeve ose mosveprimeve, që mund të dëmtojnë rezultatin e procedurës administrative për shqyrtimin e ankesave dhe mos zbatimi i vendimit të Komisionerit kur ka urdhëruar dhënien e informacionit të kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Përpjekjet e Rusisë për të shitur gaz në Europë nga Turqia - Erdogan thotë se do të punojë me Putinin për ta kthyer vendin në një qendër të gazit natyror
Presidenti rus Vladimir Putin, planet e të cilit për të shitur direkt gaz natyror në Evropë janë hedhur poshtë, tani po kërkon ndihmën e Turqisë për të shitur......

Zgjidhja revolucionare për shpërbërjen e nxehtësisë nga komponentët e kompjuterit!
Sa herë e keni gjetur veten, pas orëve të tëra pune mbi tastierë, të dëgjoni ventilatorin e kompjuterit që rrotullohet duke u përpjekur të ftohë pajisjen......

Aksidentet në punë në BE për vitin 2020 – Ekonomia sektori më i ulët, shëndetësia me rritjen më të ndjeshme
Në vitin 2020, pothuajse 2.7 milionë aksidente pune jo fatale rezultuan në mungesën e punëtorëve nga puna për katër ditë ose më shumë në BE, ndërsa 3 355......

Lejet e ndërtimit rriten me 15% për 2021 në Europë – Spanja zë vendin kryesor, Estonia rast përjashtimor
Në vitin 2021, lejet e ndërtimit përsa i përket sipërfaqes së dobishme të dyshemesë, e matur në miliona metra katrorë; (milion m²) u rritën me 15% në BE (në......

Jeni japonez arrin nivelet më të dobëta kundrejt Dollarit që nuk janë parë që nga gushti 1990!
Jeni japonez u dobësua përtej 150 kundrejt dollarit amerikan, një nivel kyç psikologjik, duke arritur nivele të papara që nga gushti 1990. Takimi dyditor i......

Bezos paralajmëron për ekonominë: Do vijnë kohë më të vështira!
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është bërë lideri i fundit i korporatave që paralajmëron për gjendjen e ekonomisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë që të......

Tatimet “marrin në pyetje” punonjësit e mediave për pagat - 5 subjekte të vlerësuara me nëndeklarim, çfarë përmban pyetësori!
Administrata Tatimore ka nisur kontrollet fizike në sektorin e mediave dhe të komunikimit për nëndeklarim pagash, në kuadër të fushatës antiinfomalitet të......

Nisin në Berlin ministerialet përgatitore me vendet e Ballkanit Perëndimor!
Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të paligjshëm do të jenë në fokus të konferencës së parë ministrore të Ballkanit Perëndimor të enjten, më......