“Ndërtuesit, detyrim hapësirat për fëmijët” - Rama: Çdo ndërtim që do shkelë lejet mbi 2% do konfiskohet për interes publik
Gjatë konferencës për mediat, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se për ndryshimin e destinacionit ka edhe masë që është monetare në rast se ndryshimi është bërë pa leje dhe natyrisht edhe detyrimi për t'a kthyer në gjendjen e mëparshme.
“Rikthimi i lejeve të ndërtimit tek ASHK. Masë për të garantuar se kush blen apartament apo dyqan është i sigurt që po ble një pronë që është e regjistruar apo e regjistrueshme.
Noteri do të hyjë në mes për garantimin e procesit.
Detyrim për të përfshirë hapësirën për fëmijët. Nuk kam parasysh një bahçe me një kolovajze, por një hapësirë të brendshme për fëmijët.
Kemi parashikuar rregulla të qarta për konfiskimet. Çdo ndërtim që do shkelë lejet mbi 2% do konfiskohet për interes publik, apo strehim social. Nga ana tjetër kemi bërë dhe një dallim që deri në masën 10% konfiskohet vetëm ajo shtesë dhe përdoret ajo sipërfaqe, qoftë për të pastrehët, apo zyra shteti
Mbi masën 10%, konfiskohet i gjithë objekti.
Ky bllok vazhdon me disa problematika të tjera që janë punimet e filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati prej më shumë se 5 vjetësh. Të gjitha këto sipas këtij akti ligjor do prishen, konfiskohen apo procedura për t'i përfunduar nëse shfaqet dikush që i ka lënë në atë gjendje dhe do sjellë garanci që do i përfundojë. Është përcaktuar me VKM e gjithë procedura si do zhvillohet ky proces.
Muret rrethuese janë problematikë më vete. Muret rrethuese do duhet t'i nënshtrohen modeleve tip. Nuk mund të jetë Shqipëria Europiane një vend ku muret rrethuese janë pa kurrfarë sensi logjik të zhvillimit. Siç merret leje për ndërtim, merret edhe për muret rrethuese. Modelet do i vendosin në dispozicion bashkitë.
Për shtëpitë procedura do jetë mirëkuptuese, ndërsa nëpër resorte, pallate, biznese, do shembet. Për çdo mur duhet marrë leje
Fasada është e drejta e çdokujt që nuk banon në atë godinë, për të pasur një prezencë estetike aty ku banon.
Edhe për fasadën mund të shkohet në konfiskim totalit.
Çfarë ndodh me ata që duhet të kontrollojnë?
Ndërtimi pa leje është bërë si sport kombëtar. Ne kemi ulur kurbën, por nuk e kemi sheshuar.
Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Këtu ka një pikë që në rast se konstatohet se punonjësi i shtetit ka kryer parregullsi do ndalohet të punojë në shtet për 7 vjet nga momenti i konstatimit, përveç pasojave të tjera administrative dhe penale.
Ka parashikime të reja për detyrimin që subjektet që kapen në shkelje të mbulojnë shpenzimet për prishjen dhe pastrimin.
Ashpërsimi i sanksioneve dhe masave administrative, direkte për kryetarin e bashkisë, apo KKKU”.

Shqipëria dërgon në BE dokumentacionin për kapitullin 29, “Bashkimi Doganor”!
Administrata Doganore Shqiptare njoftoi sot se ka përcollë zyrtarisht pranë Komisionit Europian paketën e plotë të dokumentacionit të kërkuar për “closing......

Rama: Regjistër Kombëtar Elektronik për të gjitha lejet e ndërtimit dhe zhvillimit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës......

Çfarë produktesh blen Britania nga Shqipëria? Kryesisht tekstile, fruta dhe këpucë. Na shet makineri dhe automjete
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Departamenti i Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar, janë bërë të ditura statistikat mbi shkëmbimet......

Forcimi i kontrollit mbi territorin - Rama, në konferencë: Detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike!
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, po zhvillojnë një konferencë......

Nga Zvicra dhe Holanda, tek Turqia e Italia/ Si ndryshoi harta e parave të huaja në Shqipëri përgjatë një dekade?
Gjatë dhjetë viteve të fundit, investimet e huaja direkte në vend kanë kaluar një transformim të dukshëm si në sasi, ashtu edhe në strukturë. Në vitin 2014,......

Trump paralajmëron shkurtime masive - Mbyllja e qeverisë rrezikon shumë punonjës federalë dhe projekte
Presidenti amerikan Donald Trump tha se punonjësit federalë mund të pushohen nga puna dhe projektet të pezullohen nëse mbyllja e qeverisë vazhdon. Ai......

Çfarë parashikon reforma e re e tokës? - Hapet “drita jeshile”. Nga pronësia, tek kontrolli mbi degradimin
Problemet me pronësinë mbi tokën dhe fragmentimin e saj pritet të marrin zgjidhje. Komiteti Ndërministror i ngritur me qëllim avancimin e Reformës së......

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit - Cilat janë shërbimet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset?
Gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820.000 aplikime në pesë shërbimet më të përdorura në platformën shtetërore digjitale e-Albania. Nga këto, 295 mijë janë......