Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2022, 13:26

Sulmi e kthen sigurinë kibernetike në prioritet të buxhetit 2023 - Drafti/ Ekonomia parashikohet të ngadalësohet në 2.6 %

Nga SCAN TV
Sulmi e kthen sigurinë kibernetike në prioritet të buxhetit 2023

Sulmi ndaj E-albania dhe bërja publike e të dhënave më sensitive të qytetarëve, ka bërë që për herë të parë, buxheti i shtetit të ketë si prioritet në shpenzimet publike sigurinë kibernetie. Në relacionin e projektbuxhetin e vitit 2023 të hartuar nga qeveria thuhet se shpenzimet Buxhetore për periudhën 2023-2025 do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike prej mesatarisht 5.2% të PBB duke u përqendruar në financimin e projekteve me rëndësi strategjike.

Konkretisht, shpenzimet e planifikuara synojnë mbështetjen për dixhitalizimin dhe sigurinë kibernetike, finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, sigurinë kombëtare, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në këtë projektbuxhet parashikohet që rreth 9% e shpenzimeve të përgjithshme publike ti dedikohen politikave publike me bazë gjinore të përfshira në 47 programe buxhetore.

Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në vitin 2023 parashikohet vijojë me reformimin e financave publike vendore, duke u fokusuar në rritjen e investimeve, digjitalizimin e operacioneve të menaxhimit financiar në nivel vendor, rritjen e të ardhurave nga taksat vendore si dhe në reformimin e skemave të financimit të qeverisjes vendore. Sa i takon ecurisë së ekonomisë në tërësi, sipas relacionit të draft buxhetit, për vitin 2023 parashikohet që rritja ekonomike të ngadalësohet në 2.6%, e ndikuar nga zhvillimet dhe pritshmëritë për ekonominë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Evropian.

Defiçiti buxhetor për vitin që vjen parashikohet të ulet në nivelin 2.6% të PBB nga 3.3% të PBB që pritet deri në fund të vitit 2022. Në vitin 2023, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 625.7 miliardë lekë. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2022, të ardhurat gjithsej të buxhetit të shtetit rriten 7.7 %. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2023 është planifikuar 687.2 miliardë lekë ose 31.6% e PBB.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat